Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 17, 2018

Scroll to top

Top

794 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sot ka dale ne pah nje detaj i marreveshjes Inter-Atletico per Vrsaljko! Madrilenet kane ruajtur nje…

Sot ka dale ne pah nje detaj i marreveshjes Inter-Atletico per Vrsaljko! Madrilenet kane ruajtur nje…
Inter Club Staff

Sime Vrslajko eshte blerja e fundit ne radhe nga ana e Interit dhe tratativa per te ka qene e gjate disa jave per hir te vertetes. 

Ajo zgjati per shkak te limitimeve te Interit nga ana e Fair Play Financiar qe nuk i lejonte zikalterit te shpenzonin per te direkt, por i detyronte drejtuesit e Interit qe te benin vetem nje oferte si operacioni i Matteo Politanos.

Keshtu, Interi e bleu Sime Vrslajko ne huazim me te drejte blerje.

Zikalterit e kane mbyllur kete goditje me sukses dhe ne fund arriten ta gjenin marreveshjen me Atletico Madrid sepse me lojtarin kishin marreveshje prej kohesh.

Ne fillim Atletico kerkonte 30 milione direkt, por Interi arriti ta rrembente ate per 6,5 milione euro huazim dhe 17,5 milione euro blerja.

Sipas Corriere dello Sport, ka edhe nje detaj ne marreveshjen ndermjet Interit dhe Atletico Madrid qe nuk eshte bere e ditur per publikun deri me sot.

Ja cfare shkruan Corriere:

“Ne marreveshjen e arritur nga Colchoneros me Interin, eshte futur nje klauzole qe parashikon se 20% e shifres se shitjes i takon Atleticos.”

“E perkthyer ndryshe, nese Interi do te bleje lojtarin dhe me pas do e shese pas disa vitesh, 20% e  shumes se shitjes do te perfitohet nga skuadra madrilene.”

“Behet fjale per te njejten formule qe Interi ka perdorur me Valencian dhe Romen per marreveshjet per Kondogbia dhe Zaniolo. E njejta gje edhe per Nainggolan nga Roma.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.