Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPAL-Inter, do te kemi dy surpriza ne formacion: Conte ka zgjedhur lojtaret qe do te luajne sot titullare!

SPAL-Inter, do te kemi dy surpriza ne formacion: Conte ka zgjedhur lojtaret qe do te luajne sot titullare!
Inter Club Staff

Nuk ndalet kurre ky kampionat post-lockdown dhe Interi sot do te rikthehet ne fushe ne Ferrara kunder nje SPAL-i qe tashme eshte dorezuar drejt renies ne Serie B.

Conte ka vene te tijet ne pune ne prag te kesaj ndeshje dhe i ka paralajmeruar se sa e rrezikshme mund te jete kjo ndeshje.

Do te duhet perqendrim i forcave, perkushtim dhe entuziazem per te sjelle ne Milano tre piket nga kjo ndeshje.

Nje sukses ky qe shihet edhe si nje sigurim per pjesemarrjen ne Champions League edhe per sezonin e ardhshem dhe per ti dhene vazhdimesi procesit te rritjes. Me nje fitore, Interi do te shkonte -6 nga Juventusi.

TE REJAT E FUNDIT NGA SPAL – Di Biagio tashme ka hequr dore nga cdo enderr per qendrimin ne Serie A dhe ferrarezeve nuk i mbetet gje tjeter vecese nje objektiv: qe te mos e mbyllin kampionatin ne vendin e fundit.

Por kujdes sepse SPAL qe ka deshtuar ne takimet direkte, kunder skuadrave te medha ka luajtur gjithmone mire.

Ne ndeshjen e sotme do te kete mungesa te rendesishme si ajo e Berisha, Fares dhe Valoti. Tranjeri po shkon drejt konfirmimit te Cerrit plus Floccari nga minuta e pare bashke me Petagna.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Shume pak ndryshime ne shtepine zikalter pas fitores 3-1 ndaj Torinos.

 

 

Ne mbrojtje do te rikthehet Skriniar ne vend te skualifikuarit Godin por nuk perjashtohet nje ndeshje pushim per De Vrij (qe rrezikon me kartonat) dhe ne vend te tij mund te luaje Ranocchia. Kjo eshte surpriza e pare.

Nderkohe, ne mesfushe pritet konfirmimi i Brozovic dhe Gagliardini, duke pare mungesat e Barella, Vecino dhe Sensi.

Nder te grumbulluarit shihet Moses, dhe mund ta nise nga minuta e pare. Kjo mund te jete surpriza e dyte.

Ne te majte pritet Young, i preferuar ndaj Biraghi. Eriksen ka me shume shanse se Borja Valero per te luajtur si trakuartist diten e sotme pas shpines se Sanchez-Lautaro. Lukaku do te jete akoma jashte: rikthimi i tij ne fushen e lojes mund te ndodhe ne Olimpico kunder Romes.

Preview Spal-Inter - Tornano Skriniar ed Eriksen, confermati Sanchez e Lautaro

FORMACIONET E MUNDSHME:

SPAL (4-4-2): Letica; Cionek, Vicari, Bonifazi, Reca; D’Alessandro, Valdifiori, Dabo, Strefezza; Cerri, Petagna.

NE PANKINE: Thiam, Meneghetti, Salamon, Felipe, Tomovic, Sala, Missiroli, Tunjov, Murgia, Castro, Di Francesco, Floccari.

TRANJER: Di Biagio.

TE SKUALIFIKUAR: nessuno.

TE PADISPONUESHEM: Berisha, Fares, Valoti.

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Gagliardini, Young; Eriksen; Sanchez, Lautaro.

NE PANKINE: Padelli, Berni, Ranocchia, Pirola, D’Ambrosio, Asamoah, Biraghi, Moses, Agoume, Borja Valero, Esposito.

TRANJER: Conte.

TE SKUALIFIKUAR: Godin (1).

TE PADISPONUESHEM: Sensi, Vecino, Barella, Lukaku.

ARBITER: Giua. Assistenti: Alassi e Gori. Quarto uomo: Abbattista. Var: Doveri (Di Iorio).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.