Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Jemi një skuadër e vërtetë. Fotoja e Interit? Brozovic”

Spalletti: “Jemi një skuadër e vërtetë. Fotoja e Interit? Brozovic”
Rinor Sopaj

Nuk erdhi fitorja, por Luciano Spalleti del nga fusha edhe një herë pasi ka parë një Inter të shkëlqyer, që i mungoi vetëm pak për të marrë më të mirën nga Milani ne derbi dhe që, gjithsesi, shkon në shtëpi pas pesë ndeshjeve pa pësuar gol.

Të dhëna inkurajuese në prag të tetë ndeshjeve të cilat do vendosin se kush do shkojë në Ligën e Kampionëve. Për mikrofonët e Sky Sport, trajneri zikaltër ka komentuar kështu ndeshjen në San Siro:

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën time dhe me atë që ajo ka bërë.”

”Në fillim të kampionatit, kur më pyesnin se a luajmë futboll të bukur, përgjigjesha shpesh që jo, sepse fitoret ndonjëherë ishin frut i episodeve.”

”Sot skuadra ime është një që luan mirë me topin, di kur të ndalet e kur të shpejtoj, edhe pse ndonjëherë ka paqartësi se ku të dërgohet topi.”

”Mirëpo jemi një skuadër e vërtetë dhe kjo do na çojë larg.”

”Neve na intereson objektivi maksimal, Liga e Kampionëve. Për Milanin kemi interesim relativ, është një pretendente direkte dhe po të fitonim sot do ta largonim nga gara.”

”Jam plot me vetëbesim për të ardhmen.”

”Një emër si fotografi e këtij Interi? Brozovic. Është lojtari që ia del të na jap qartësi, cilësi, shpejtësi dhe që e kupton se ku duhet çuar topin.”

”Mungojnë golat kundër skuadrave të mëdha? Sipas meje është rastësi, mbi të gjitha në qoftë bëjmë paraqitje si jo.”

”Sigurisht, duhet të bëjmë më shumë në zonën e rreptësisë kur shkojmë me anësorët”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.