Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calhanoglu nuk permbahet: “Kam pasur disa probleme tek Interi ne fillim por ka qene vetem faji i…”

Calhanoglu nuk permbahet: “Kam pasur disa probleme tek Interi ne fillim por ka qene vetem faji i…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes Inter-Napoli, edhe Hakan Calhanoglu ka dashur te flase per mediat dhe ka dhene mendimin e tij per DAZN.

Ai e ka nisur gjithcka nga tre penalltite qe jane goditur ne stervitjen e mengjesit per te pare kush do te godase penalltite ndaj Napolit.

“Po, po. Une kisha tre penallti dhe i shenova te treja”, ka konfirmuar numri 20 i Interit qe tregon se zikalterit e kishin menduar keshtu nje penallti te mundshme.

E keshtu, si vendoset per penalltite?

“Ashtu si tha edhe pak me pare misteri, kush ndihet mire i gjuan. Une kam bere gol kunder Milanit dhe sot doja qe te gjuaja.”

Cfare ka pasur me shume Interi?

“Ne kemi luajtur shume mire. Napoli eshte i forte dhe ben presing te larte. Por ne fund nuk jemi dorezuar asnjehere.”

“Ne 10 minutat e fundit ama e kishim pak te veshtire, por kane rendesi vetem tre piket dhe ne jam teper i lumtur per kete.”

Po rritesh: sot gol dhe assist. Si po adaptohesh ne rolin e mezzala?

“Kete vit kam nje rol te ri qe ne fillim me vinte pak ne veshtiresi por tani kam filluar te bej mire edhe ne kete rol. Kam pasur disa probleme ne fillim por ka qene vetem faji i rolit te ri dhe detyrave te reja.”

“Kam nevoje per pak kohe, shoket jane te rinj por me kane dhene nje dore te mire. Dua te vazhdoj keshtu.”

“Barella dhe Brozovic jane te forte, por te gjithe jane lojtare te forte ne mesfushe. Jemi nje skuader shume e mire.”

Si del Inter nga kjo ndeshje sot?

“Jemi te lumtur. Kemi lajtur shume mire dhe ne ndeshjet e tjera direkte por sot me ne fund fituam. Jemi ne nje rruge te mbare. Tani duhet te mundim Shakhtar dhe duam te kalojme turin ne Champions.”

Je nje nga ata lojtare qe motivohesh kur ke presion?

“Po, nese ke presion, duhet te qendrosh i qete, keshtu mund t’ja dalesh. Nese ke shume stres me pas gabon.”

“Duhet te jesh i qete. Por une kam besim te vetja. Kur gjuaj duhet te mendoj qe portieri nuk ka asnje shans qe te ma kape topin mua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.