Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Inter, Steven Zhang permbys gjithcka: “Ja super plani me modelin Barcelona: do te tentohet edhe…”

SPECIALE – Inter, Steven Zhang permbys gjithcka: “Ja super plani me modelin Barcelona: do te tentohet edhe…”
Inter Club Staff

Nga shume kendveshtrime, rikthimi i Steven Zhang duket se restis ne menyre te qellimte edhe me huane prej 250 milione euro te marra nga Suning te Bain Capital.

Ashtu si u tregua diten e djeshme, keto para do te kalojne te Great Horizon (kompania e Suning qe kontrollon Interin).

Por Corriere dello Sport tregon dicka te pabesueshme sot: menyren se si Steven Zhang ka permbysur cdo parashikim te mundshem dhe planin me te ri te Suning per Interin (planin e Zhang me sakte).

“Per Zhang rruga qe do te ndiqet eshte e detyrueshme: eshte nje win-win game (fitore nga te dyja anet).”

“Ne kete moment, te marresh nje hua, eshte nje nisme e rendesishme dhe e rrezikshme. Per kete gje ai vendosi a marre huane ne emer te kompanise se tij dhe jo ne emer te Interit, per te mos prekur imazjin e klubit.”

“Edhe pse mund te duket e njejta gje ne pamje te pare, nuk eshte aspak e tille. Edhe pse keto para do te kalojne tek Interi ne fund te fundit.”

“Dikush mund te thote se te kesh nje borxh te nje kat me lart apo te nje kat me poshte, eshte e njejta gje, por tek Interi nuk eshte.”

“Kjo sepse tek Interi nuk ka me vend per borxhe sepse do te vinte ne rrezik klubin dhe imazhin e saj. Pikerisht per kete arsye Zhang ndryshoi cdo plan.”

“Tashme Interi do te vazhdoje rrugen e saj te qete, pa asnje detyrim borxhi, dhe Suning do te merret direkt me ate borxh ne te ardhmen.”

“Interi nderkohe do te gezoje edhe te drejtat e imazhit, televizionint e te ardhura te tjera nga sponsorizimet per tu ringritur ne kete kohe te veshtire pandemie per te gjitha skuadrat.”

“Por lajmi tjeter i mire eshte edhe qendrimi i Zhang ne krye, dicka qe deri para pak kohe shihej si e pamundur por ai ka ardhur me nje plan shume te studiuar mire.”

Per kete ka folur Corriere dello Sport me detaje e cila ka treguar edhe etapat e fundit te ndjekura nga Suning te klubi zikalter duke kujtuar edhe Bc Partners dhe deshtimin e tratatives me ta.

“Borxhi financiar i Interit ne 30 qershor 2020 ishte ne shifrat 408 milione euro (duke perjashtuar borxhet qe Interi ka ndaj Suning).”

“Duke pare parate qe u fituan nga ky sezon prej 88 milione eurosh, borxhi vleresohet diku tek 320 milione euro, e kjo nuk perfshin borxhe te mundshme per shkak te kartonave te lojtareve.”

“Keshtu, duke ulur 320 milione euro nga 750 milione euro qe eshte vlera e Interit (sipas Bc Partners), vlera e Interit eshte diku tek 430 milione.”

“Por kjo eshte vetem ajo qe thote Bc Partners, sepse sipas Suning, Interi vlen 1 miliarde euro dhe asnje cent me pak.”

“Gjithesesi, me 250 milione eurot e marra tani, zikalterit do te kene nje periudhe lulezimi per sa i perket vazhdimesise sportive.”

“Keto para do te sherbejne menjehere per te ndihmuar klubin qe ka 63 milione euro humbje deri ne 31 dhjetor dhe ne qershor mund te arrihet tek 120-130 milione euro humbje duke llogaritur problemet me pandemine (mungesa e tifozeve, sponsor me te paket, fitime me te ulta, etj).

“Nderkohe tek Interi eshte edhe LionRock, nje tjeter kompani e Suning qe zoteron 31% te klubit zikalter.”

“E pikerisht ata mund te perdoren per te terhequr tek Interi nje investitor te zotin, te madh dhe te rendsishem per te ardhmen, por kjo i perket vertete te ardhmes sepse ne kete moment Zhang po mendon per tjeter gje.”

“Ne cdo rast, cdo investues ne minorance tek Interi do te donte te investonte qe me pas te shihte edhe perfitim ne te ardhmen.”

“Pra, nese ata investojne nje shifer te rendesishme, do e bejne kete gje nese shikojne siguri se aksionet e Interit do te vlenin me shume ne te ardhmen.”

“Do te kishte qene shume e thjeshte per Suning te shiste Interin ndaj bleresit te pare por me sa duket ata nuk duan te largohen ne momentin me te bukur ku emri i tyre do te beje edhe buje ne te gjithe boten per kampionatin e fituar me Interin ne Itali.”

“Tani pritet qe levizja e radhes e Suning te jete blerja e aksioneve te Lion Rock, dicka qe do e bente Suning aksionere ne 99.6% te Interit.”

May be an image of 1 person and standing

“Me pas, vetem pas kesaj, ata do te kerkojne nje bleres per aksionet ne minorance te klubit dhe do te kerkojne nje partner te fuqishem.”

“Covid mund ti ngadalesoje gjerat, por Interi ka shume frymemarrje pas financimit te marre nga Zhang te Bain Capital.”

“Por pasi folem per gjera kryesisht ekonomike, eshte momenti te kalojme pak edhe te momenti sportiv i klubit.”

“Ja pse do te jete shume e rendesishme ne kete pike qe te ulen kostot dhe te provohet sa me shpejt te riekuilibrohen te ardhurat dhe shpenzimet e Interit.”

“Ne fund te 2022 do te skadoje bondi prej 350 milione euro i klubit, te cilat nuk jane te thjeshta per tu rifinancuar me te njejtat shifra per shkak te pandemise.”

“Per kete arsye, Zhang po mendon te filloje sa me shpejt projektin ‘San Siro i ri’, dhe kjo gje do te beje qe partnere te rendesishem te joshen nga Interi.”

“Fondet per shembull duan shume qe te futen ne nje klub si zikalterit dhe dicka e tille do te ishte shume e thjeshte me nje buxhet stabel.”

“Nese Zhang do e luaje mire ndeshjen, do te joshe te gjiteh duke perfshire ne pakete nje klub me te ardhme te madhe dhe me nje stadium te ri.”

“Pra, per te gjetur nje financim akoma me te madh per nje kohe 10 vjecare apo edhe me shume, ai mund te ndjeke modelin e Barcelones.”

“Cfare modeli? Ata perdoren asetet e klubit dhe stadiumin dhe moren nje financim te jashtezakonshem nga Goldman Sachs prej 800 milione eurosh per te ristrukturuar Camp Nou por ne realitet, sipas shume zerave, nje pjese e madhe e ketyre parave do te perdoren per te mbuluar humbjet ne bilanc.”

“Nuk eshte nje model i gabuar, eshte nje model qe nese Zhang arrin ta beje njesoj, do te ishte nje kryeveper tjeter.”

“Por me sa duket, te gjithe ata qe ishin te sigurt per nje largim te shpejte te Zhang nga Interi, duket se kane qene pak larg nga realiteti”.

“Ai imagjinon nje te ardhme te afert te Interit me triumfe ne Itali dhe Europe, me nje stadium te ri, me sponsora te rinj, e pse jo, me Interin si nje nga klubet me te fuqishme ne azi nga ana e marketingut.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.