Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja pese ndryshimet e reja ne Champions League 2018/19

SPECIALE – Ja pese ndryshimet e reja ne Champions League 2018/19
Inter Club Staff

Si do te ndryshoje UEFA Champions League ne sezonin e ardhshem? Ja disa nga modifikimet me te rendesishme ne tre vjecarin e ardhshem qe jane miratuar zyrtarisht nga organizimi me i larte i futbollit europian.

Ky shkrim eshte zyrtarizuar pak jave me pare nga portali zyrtar i UEFA-s, Uefa.com.

Keto ndryshime ishin ideuar jave me pare nga UEFA, por sot ka ardhur konfirmimi i Football Association Board.

NDRYSHIMET KRYESORE

ZEVENDESIMET – Duke filluar nga sezoni i ardhshem i Uefa Champions League, do te kete nje zevendesim te 4 posacerisht per ndeshjet me eleminim direkt, ky zevendesim do te perdoret ne kohen shtese dhe nuk do te kete asnje efekt tek 3 zevendesimet e zakonshme.

Image result for substitution champions league

GRUMBULLIMET – Tashme ekipet qe arrijne ne finalen me prestigjoze ne bote nga sezoni i ardhshem mund te grumbllojne plote 23 lojtare dhe jo me 18. Pra cdo ekip do te kete te disponueshem ne stol plot 12 lojtare duke i dhene mundesi akoma me shume trajnereve.

Image result for san siro bench champions league

ORARE TE REJA – Gjithmone jemi mesuar qe ndeshjet e Champions League te luhen ne oren 20:45 por tani do te luhen ne oren 21:00 por ne fazen e grupeve do te kete nje ndryshim dy ndeshje te marten dhe dy te merkuren do te luhen ne oren 18:55. Nderkohe te gjitha ndeshjet e javes se fundit ne grupe do te luhen ne te njejten ore. Ndryshime apo perjashtime per kete norme mund te behen vetem nga administrata e UEFA-s.

Image may contain: stadium

LISTAT E CHAMPIONS – Per sa i perket regjistrimit te lojtareve pas fazes ne grupe te UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, nje klub mund te regjistroje vetem tre lojtare te tjere. Ky modifikim vjen pas modifikimit qe eshte bere edhe neper kampionatet respektiv qe nuk ka me ndalesa per numrin e lojtareve te blere ne merkaton e dimrit.

Image result for champions league 2019

KUALIFIKIMI – Skuadrat qe do te luajne direkt ne fazen e grupeve te UEFA Champions League do te jene 26: nder to fituesja e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Vendet e vene ne dispozicion te kualifikueseve do te jene gjashte. Cdo skuader e eleminuar ne kualifikueset e UEFA Champions League do te kete nje mundesi te dyte ne UEFA Europa League.

Related image

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.