SPECIALE – Ja te gjithe lojtaret qe po ndiqen me shume kujdes nga Interi per merkato ne veres
Inter-i eshte rritur, nuk ka bere figure te keqe ne Camp Nou, por diferenca me Barcelone-n u konfirmua. Sipas Corriere dello Sport, zikalterve i duhet me shume qartesi ne mesfushe: Me pak fjale, ideja per te sjelle Modric ne Milano, ishte e gjitha e gabuar.
Po tani? Si te minimizosh me superfuqite europiane? Qe ne keto momente po punohet per merkaton e veres.
“Persa i perket ceshtjes Modric, me agjentet e tij ka vazhdimisht komunikim, per te qene ne dijeni te cfaredo zhvillimi ne lidhje me kroatin (qe akoma nuk e ka rinovuar kontraten e tij)”.
“Drejtuesit zikalter po fillojne te pergatisin nje sere planesh alternative per te riforcuar organiken dhe, nese endrra eshte Frenkie De Jong i Ajaks-it, mesfushor gjithckaberes por qe ka nje vleresim te kartonit te tij rreth 60 milione €, duke perfshire edhe interesimin e Barcelone-s, Manchester United dhe Manchester City”.
“Ausilio ka deklaruar shume qarte se per Inter-in nuk eshte e lehte te beje investime te ketij niveli – shkruhet ne Corriere -. Ja pse agjentet e Ausilio-s jane ne levizje neper stadiumet e Italise dhe jo vetem ne kerkim… te ideve te bukura”.
Nje nga keto alternativa eshte edhe Jordan Veretout i Fiorentina-s, i impenjuar kete sezon si regista nga Pioli, ne modulin 4-3-3. Te mos shkeputet vemendja edhe nga Nicolo Barela i Cagliari-t dhe Exequiel Palacios i River Plate.