Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport – Kjo eshte e ardhmja e Rafinhes sot per sot: ja cfare e pret ne daten 11 korrik!

Sport – Kjo eshte e ardhmja e Rafinhes sot per sot: ja cfare e pret ne daten 11 korrik!
Inter Club Staff

Ai erdhi si me titullin “deshtimi i radhes i Interit ne merkato” sepse vinte si i skarcuar nga Barcelona (nga ato ane kishte ardhur si i tille Montoya) por edhe nga nje demtim i gjate.

Duke pare fizikun e tij te brishte, demtimin e gjate, futbollin italian teper te veshtire per tu adaptuar shpejt, te gjithe i vune braziliani epitetin si “deshtim i radhes”.

Po flasim per Rafinhha Alcantara dhe ishte pikerisht ky i fundit qe i beri te tere te kafshonin gjuhen me paraqitjet e tij te mrekullueshme ne fushe duke i mbyllur gojen te gjitheve.

Ai zhvilloi paraqitje shume te mira me bluzen e Interit, u afeksionua se tepermi me zikalterit dhe mbi te gjitha, ndihmoi Interin ne arritjen e Champions League pas gjashte viteve mungese.

Por ne kete moment, nuk eshte me aq i sigurt sa jave me pare nje kalim i tij tek Interi.

Sipas mediave ne Itali por edhe ne Spanje, Spalletti duket se ka kerkuar Nainggolan ne vend te Rafinha dhe drejtuesit po i plotesojne deshiren teknikut italian.

Belgu eshte shume afer dhe Rafinha mesohet se eshte shume i zhenjyer qe nuk do te luaje sezonin tjeter ne Milano. Por kjo gje nuk dihet ende me siguri, sepse ne loje mund te qendroje nje pakt i fshehte.

Por gjithmone sipas asaj qe thote e perditshmja katalanase Sport, ne kete moment, sot per sot, ka vetem dicka te sigurt ne te ardhmen e Rafinha Alcantara: ne daten 11 korrik ai do te jete ne Barcelone dhe do te filloje fazen pergatitore po me skuadren e Barcelones ne pritje te mesoje te reja nga merkato.

Lojtari do te jete ne urdherat e Ernesto Valverde si te gjithe shoket e tij e me pas, pasi te kaloje kjo date, do te vendoset per te ardhmen e tij. Ne kete moment nje kalim i tij tek Interi ka pak mundesi qe  te ndodhe, por tifozet zikalter shpresojne akoma por gjithashtu edhe vete Rafinha po shpreson te rikthehet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.