Steven Zhang per Rai: “Tek Interi deri ne diten e fundit te jetes time. Dua qe…”
Ai ka vetem pak dite qe eshte zyrtarizuar ne krye te Interit si President, por nuk e ka problem te flase per ndenjat e tij kur bie fjala tek Interi.
Quhet Steven Zhang, eshe djali i Jindong, bosit te Suning dhe prej me pak se nje jave eshte ne krye te nje nga klubeve me madheshtore ne bote.
Ai ka folur per Rai Sport shkurt dhe ka treguar ambicjet e tij per klubin zikalter.
Ja fjalet e Steven:
Cfare emocionesh provon si President i Interit?
“Ndihem krenar dhe i nderuar qe mund te vazhdoj kete aventure qe kam nisur dy vite me pare dhe te behem President. Kam nje shans te madh per te ecur perpara me hapa te medhenj me kete projekt.”
Cila eshte endrra juaj?
“Projekti im dhe i familjes sime eshte qe te bejme Interin skuadren me te mire ne bote brenda dhe jashte fushes.”
“Ne fushe do te thote se duhet te fitojme dhe te marim rezultate te medha. Une do te jem me Interin deri ne diten e fundit te jetes time dhe do te bej gjithcka qe te arrijme majat e te behemi klubi me i forte ne bote. Dua madje qe edhe presidenti i ardhshem te kete mbiemrin tim. E kam thene kete gje edhe ne prezantim.”