Steven Zhang: “Puna e te gjitheve u pa ne fushe por a e dini pse erdha sot ne Olimpico?”
Ne fundin e ndeshjes nuk kane folur vetem protagonistet zikalter qe zbriten ne fushe.
Por perpara mikrofonave te mediave eshte ndalur edhe Presidenti me i ri i Interit, Steven Zhang.
Ai eshte intervistyar nga Inter TV pas suksesit ndaj Lazios dhe per ndjesite pas kesaj fitoreje.
Keto jane fjalet e tij ne shqip:
“Jo, nuk eshte vetem fitorja e rendesishme por edhe puna e te gjitheve gjate javes sepse ajo pune shikohet ne fushe ne fund kur vijne fitore si keto e kaq te rendesishme.”
“Ajo qe me ka pelqyer me shume – vazhdon numri nje i klubit zikalter – eshte fakti se kemi pare nje permiresim teper te dukshem te skuadres pas humbjes me Barcelonen.”
“Qetesi dhe qartesi sot, keto jane dy faktore teper te rendesishem per nje skuader e sidomos pas nje humbje.”
“Perseri ne Olimpico pas majit dhe atyre kujtimeve? Jam rikthyer ketu posacerisht per kete, per te perjetuar perseri ato emocione.”
“Po e mbyll kete interviste duke i bere komplimenta te gjitheve dhe shpresoj te vazhdojme keshtu deri ne fund te sezonit.”
Keto kane qene fjalet e Steven Zhang pas ndeshjes se sotme. Ai e nisi me kemben e mbare detyren e tij me te re dhe prestigjoze si President i nje nga klubeve me te medha ne bote.