Suning, cfare i ke bere zikalterve? Inter-Milan eshte 6-1 pa filluar ende derbi: ja detajet dhe shifrat
Te dielen me ne fund do te luhet sfida e shumepritur: derbi i Milanos, ai ndermjet Interit dhe Milanit.
Dy skuadrat milaneze jane rritur shume vitet e fundit, por rritja e Interit ka qene me te vertete e mrekullueshme.
Zikalterit me Suning kane arritur qe te rrisin te ardhurat deri ne 300 milione euro dhe tani me futjen ne Champions League duket sikur ne krahasim me Milanin jane ne nje univers komplet tjeter.
Por nese shikojme me kujdes dy klubet, Interi dominon pothuajse ne cdo gje pervecese totalit te rrogave te lojtareve.
Si jane statistikat financiare te Interit dhe Milanit ne prag te derbit? Gazzetta jep pergjigje per kete ne shkrimin e saj special sot:
VLERA E SKUADRAVE:
INTER: 643,5 milione
MILAN: 534 milione
RROGAT TOTALE E SKUADRES:
INTER: 125 milione
MILAN: 144 milione
TE ARDHURAT:
INTER: 300 milione
MILAN: 220 milione
VLERA E MARKES NE 2018:
INTER: 389 milione
MILAN: 258 milione
LOJTARI ME I SHTRENJTE NE SKUADER:
INTER: Icardi, 110 milione
MILAN: Higuain, 54 milione
RROGA E TRANJERIT
INTER: Spalletti, 4,5 milione euro rroge
MILAN: Gattuso, 2 milione euro rroge
PRONARET E KLUBIT:
INTER: Suning, me te ardhura 63 miliarde euro. 180000 punonjes dhe 3867 zyra.
MILAN: Elliott, 30,3 miliarde te menaxhuara si asete. 454 punonjes, zyra ne Londer, New York dhe Tokyo.