Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Takim koke me koke Guarin-Mazzarri. Shkembimi me Hernandez? Ne realitet…

Takim koke me koke Guarin-Mazzarri. Shkembimi me Hernandez? Ne realitet…
Xhorxh Gellci

Shitja e Guarin eshte nje nga ceshtjet me aktuale ne shtepine Inter, me te ardhurat e kartonit te kolumbianit qe mund te investohen mbi nje sulmues. Por per momentin, situata nuk shbllokohet.

Piero Ausilio i ka shpjeguar stafit te lojtarit qe Walter Mazzarri nuk ka asnje qellim qe te lere hapesira per klientin e tyre, por Fredy Guarin ka arritur skuadren ne Amerike, ku do te kete nje takim koke me koke me trajnerin, per te kuptuar planet per sezonin e ri. Nese Mazzarri do i konfirmoje edhe atij ate qe Ausilio i ka shpjeguar agjenteve te tij, lojtari mund te rishikoje planet e tij, por ne ate pike do i kerkohet shoqerise nje ulje e konsiderueshme e vleres te kartonit, ne menyre qe te jete me e thjeshte te gjendet nje skuader me nivel. Per momentin, askush ne bote nuk do te shpezonte 18 milion per Guarin.

Shkembimi Guarin – Hernandez: nese do te ishte akoma Moyes ne pankinen e Manchester United, me shume mundesi shkembimi do te ndodhte, por me Van Gaal, gjerat marrin nje rrjedhe tjeter. Tekniku hollandez deshiron ta shese sulmuesin e tij, por nuk terhiqet shume nga Guarin. Manchester po kerkon nje mesfushor, por aktualisht profilet qe interesojne jane te ndryshem nga ai i kolumbianit, qe mund te hyje ne loje vetem si plan B i skuadres angleze. Jemi ne te zakonshmet. Duhet kohe dhe durim. Shume durim. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.