Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tallet edhe Gazzetta: “Milanistat duhet te bejne paqe me Calhanoglu: Turku tashme eshte nje…”

Tallet edhe Gazzetta: “Milanistat duhet te bejne paqe me Calhanoglu: Turku tashme eshte nje…”
Inter Club Staff

Inter me sa duket po shijon nje Hakan Calhanoglu ne nje forme te jashtezakonshme keto kohe dhe kjo gje duket edhe nga paraqitjet e tij ne fushen e lojes.

Lojtari qe ka ardhur me parameter zero pas kater vitesh tek Milani, duket se ka bindur edhe tifozet me skeptik te Interit.

Hakan ka ardhur ne Milano i pare me dyshime dhe menjehere i hedhur ne aksion ne nje rol qe kurre nuk ka qene i tiji.

Inzaghi nuk e ka perdorur ate si nej trekuartist, por si nje mezzala. Pikerisht per kete fakt, ai ka dashur pak me shume kohe qe te tregoje aftesite e tij.

“E keshtu ndodhi. Hakan sapo ka marre masat ne rolin e ri, ka treguar mire dhembet dhe po ben nje sezon te shkelqyer.”

“Qe prej ndeshjes me Milanin, ai duket se eshte frymezuar ne menyre madheshtore nga ai gol dhe po ben vetem mire.”

“Edhe vete milanistat duhet te bejne paqe me Calhanoglu: Turku tashme eshte nje lojtar i rendesishem i Interit dhe nuk eshte nje drite e vaket ashtu si kane shpresuar ata ne fillim…”

“Me aq sa kemi pare deri me tani, Calhanoglu ka treguar se eshte nje lojtar qe te ky Inter kampionesh mund te beje diferencen.”

“Edhe pse jeta e tij eshte totalisht e re sepse luan si nje mezzala dhe goxha larg zones ne krahasim me Milanin.”

“Ne ate kohe, Pioli e perdorte si nje trekuartist te paster dhe shpesh here ai e gjente veten te gjuante perpara portes.”

“Por duket se tashme Hakan ka mesuar te mbuloje me mire dhe te kete nje intensitet me te larte loje ne rolin e ri.”

“Ai ndihmohet edhe nga Brozovic dhe nga Barella te cilet jane tere kohes si dy motora te ndezur ne kerkim te maksimumit.”

“Hakan jo me kot ka thene se tani luan me lojtare cilesor, kjo sepse me te vertete ne mesfushen e Interit ka shume cilesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.