Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,090 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir 36 ore blitz: do te flase me cdo lojtar per te kuptuar se kush eshte me Mazzarrin

Thohir 36 ore blitz: do te flase me cdo lojtar per te kuptuar se kush eshte me Mazzarrin
Ardi Deda

Derby i luajtur shume keq nga Inter – sipas Gazzetta dello Sport – ka bere te ngrihen antenat e Erick Thohir, i cili para se te planifikoje te ardhmen kerkon shpjegime per paraqitjen shume te keqe ne derby dhe gjithashtu te kuptoje se kush lojtar eshte me Mazzarrin dhe kush jo. Do te kemi takime me Piero Ausilio dhe futbollistet e organikes zikalter.

Nderkohe presidenti po pergatit 36 ore blitzi ne Milano – do te vij te shtunen ne mengjes dhe do te ike te dielen – deshiron qe prezenca e tij fizike te beje qe gjithe grupi te kuptoje se sa e rendesishme eshte ndeshja kunder Lazios dhe kualifikimi ne Europa League: qe eshte hapi i pare per Interin e tij te vertete. Te shtunen ne mbremje presidenti deshiron te verifikoje vete se nga cila ane jane lojtaret dhe jo vetem nese jane me Mazzarrin, por nese jane dhe me Interin.

Ai derbi i luajtur pa shpirt nuk i ka pelqeyer presidentit, pakenaqesia qe ka shperthyer ne web ka mberritur deri ne Giacarta dhe presidenti kerkon ti jape pergjigje pyetjeve qe ndeshja kunder Milanit ka ngritur ne koken e tij: dite e keqe? Pamjaftueshmeria? Shkeputja midis grupit dhe Mazzarrit?

Thohir i ka kerkuar Mazzarrit qe te flase me skuadren dhe te motivoje lojtaret per te disaten here, dhe me pas i eshte drejtuar Fassones dhe Ausilio. Dy drejtuesit kane detyren per te organizuar takime individuale me lojtaret dhe per te testuar gjendjen e tyre. Thohir pret pergjigje te rendesishme nga ato 8/10 lojtare mbi te cilet ai synon te ndertoje Interin. Per te mbyllur rrethin, Thohir do te bisedoje dhe me Massimo Moratti.


© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags