Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,078 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “FPF i drejte, Inter po i pershtatet. Top-player? Duhet durim.”

Thohir: “FPF i drejte, Inter po i pershtatet. Top-player? Duhet durim.”
Bujar Berishaj

Pas disa fragmenteve nga dita e djeshme, ketu eshte deklarata e Erick Thohir per gazeten indoneziane TopSkor. Nje interviste e gjate, qe trajton disa nga ceshtjet me te rendesishme tek Inter.

Thohir, na flisni per Fair-Play Financiar. Ndahet si politika?
“Natyrisht jam mjaft i favorizuar nga FPF, sepse ne kete menyre klubi do jete me i shendetshem dhe me i pergjegjshem. Shpesh ndodh qe nje president ka lene nje klub per dike tjeter pasi qe e ka drejtuar si nje hobi. Per sanksionet pastaj vendos UEFA: eshte ne dore te tyre dhe askujt tjeter. Ka shume polemika ne lidhje me gjobat qe per disa jane shume modeste, por une jam I bindur nga miresia e projektit te Michel Platini.”

Do te jete nje mundesi e njejte per Inter?
“Pasi te mbyllim librat e kontabilitetit te muajit korrik mund te themi se gjendja eshte permiresuar ne krahasim me vitin e kaluar. Vitin tjeter duhet te kemi edhe me shume siguri ne kete aspekt. Pastaj eshte e drejte qe UEFA perballet me kontrollet e tyre.”

Per te shmangur sanksionet, a nuk do ishte me e sigurte te investohet ne lojtar te rinj?
“Sigurisht, por duhet te kuptojme qe Inter nuk eshte nje klub qe ka si mission rritjen e te rinjeve. Pastaj, jo te gjithe lojtaret rrisin cmimin e shitjes. Me kete nuk dua te them qe Inter nuk eshte nje klub per te rinjte, por duhet nje ekuiliber i drejte mes te rinjve dhe atyre me pervoje. Per shembull, vite me pare, Inter ka leshuar lojtar te rinje ne kembim te atyre me te medhenj. Gjendja eshte e qarte dhe duhet te respektojme FPF.”

Jeni te sigurte qe kjo politike do jete e suksesshme?
“Per te qene te sigurte per kete, duhet qe Inter te shkelqeje, brenda dhe jashte fushe. Por, nese nuk rritim te ardhurat, behet me e veshtire per te qene konkurrues. Pra, gjeja kryesore eshte rrijta e te ardhurave. Marrim shembull Real Madrid: klubi spanjoll ka nje qarkullim prej 518 milionesh, kurse Inter ka rene ne 169 milione euro. Edhe sot, Inter eshte prapa ekipeve si Schalke 04 dhe Borussia Dortmund. Ka pasur humbje edhe ne shitje te biletave. E rendesishme ka qene konfirmimi i Mazzarrit. Pastaj eshte e qarte qe ne duhet te marrim top-player, por duhet te jeni realist. Edhe pse duhet thene qe Serie Anuk eshte e njejte si vite me pare. Por ka potencial per tu kthyer ne krye te Evropes.”

Eshte e rendesishme hyrja e investitoreve te huaj?
“Me hyrjen e investitoreve te rinj si une dhe James Pallotta, Serie A ka nje vision te ri. Tani te gjithe, nga pronaret e Lega Calcio, kane kuptuar se ne kete kohe duhet te rritet konkurrenca. Ne kete menyre, te ardhurat nga te drejtat televizive duhet te rriten. Do ishte e rendesishme edhe ndryshimi i orarit per ta bere sezonin e kenaqshem edhe ne tregun aziatik.”

Sa i perket pronesise se stadiumit?
“Jam i mendimit se eshte me mire nje impiante prej 40-50 mije ulsesh por gjithmone i plote, se sa gjysma e zbrazur ne nje impiant me 80 mije ulse. Qeveria italiane, ne kete kutpim, mua me duket shume bashkpunuese. Duhet te them edhe qe i gjithe ambienti ketu eshte i hapur per ide te reja. Po mendohet gjithashtu edhe per te reduktuar numrin e ekipeve pjesmarrese ne Serie A per te rritur konkurrencen.”

Situata e veshtire ekonomike ne pergjithsi ka nje efekt negativ?
“Kjo eshte e sigurt. Nje nga zgjidhjet eshte qe te rritet pak cmimi i blietave, perballe me shume sherbimeve, veqanerisht per grate dhe familjet.

Nje pike referimi per Inter?
‘”Beh, eshte Milan. Eshte nje klbu ne te njejtin qytet qe luan ne te njejtin stadium. Per momentin, Interi eshte me larte ne te ardhurat.”

Do te kete nje stadium i teri ne pronesine zikalter?
“Sic kemi thene me Morattin, objektivi i pare eshte per t’i vene ne vend financat dhe biznesin ne 2-3 vjet. Nga viti i 4-te do te bejme nje vleresim qe te kuptojme nese do jete me mire re rikonstruktojme Meazzan ose te ndertojme nje impiant te ri.”

Eshte eksperienca e DC United qe mund te ndihmoj…
“Eshte e vertete. Duhet thene se ne SHBA cdo gje eshte e strukturuar mire, por nuk eshte e thene qe nuk mund te marr ndonje model menaxhimi ketu tek Inter. Per shembull, ne fushen e FPF.”

Tifozet do donin nje top-player ne skuader: nuk ka frike per te bere figuren e koprracit?
“Sic thash ne fillim, tani duhet nevoja e mirekuptimit nga ana e tifozeve, sepse ne jemi ne nje periudhe tranzicioni. Duhet te jemi realist, dhe te shohim si zhvillohen klubet si Barcelona, Real Madrid ose Manchester United. Duhet te me jepni kohe.”

Sa i perket te rinjeve, nuk eshte nje project i ngjashem me Masian e Barcelones?
“Sektori i te rinjve te Inter, eshte nje prej me te mireve ne Itali, dhe prova e fundit eshte fitorja e titullit te U-16. Shpresojme qe se shpejti do te promovojme nje ose dy elemente nga te rinjte per te forcuar skuadren e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.