Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir, hipoteze marreveshjeje: Aksione ne pakice dhe njerez te tij ne role kyçe

Thohir, hipoteze marreveshjeje: Aksione ne pakice dhe njerez te tij ne role kyçe
Xhorxh Gellci

“Nuk eshte nje problem kuotash pakice apo shumice. Ajo qe ka rendesi eshte se ky operacion do te sjelle nje avantazh shume te madh per Interin. Ne te kundert e leme fare. Dhe megjithate nuk besoj se jane dite te rendesishme.” Ky eshte mendimi i Massimo Morattit i intervistuar poshte zyrave dje ne mengjes.

Numri nje zikalter eshte shume i lidhur me Interin dhe perpara se te beje hapa te rendesishem duhet te mendohet mire. Nga 1995 deri me sot ja ka dale te arrije babain Angelo per sa i perket sukseseve, por tani eshte i vetedijshem qe pa nje ndihme te jashtme, shume nga projektet e tij, se pari ai i stadiumit, mund te deshtojne. Presidenti ka prej nje viti qe kerkon aksionere qe do te sjellin frymemarrje per kasat e shoqerise dhe se dyti do te jene pjese aktive e ndertimit te stadiumit te ri, dicka qe per momentin Thohir nuk duket se e ka prioritet. Nje tjeter problem eshte aseti i klubit, sepse pasi ka menduar mire dhe ka analizuar perfitimet, Moratti ka vendosur te mos refuzoje. Por per te bere nje investim kaq te rendesishme, Thohir kerkon te komandoje dhe do shumicen.

Nga ana tjeter, Moratti eshte shume i vetedijshem qe pa parate e Thohir, merkatoja e Interit do te jete e nje profili te ulet dhe projekti i stadiumit do lihej menjane, ndoshta ne menyre perfundimtare. Sot situata eshte e qarte. Manjati eshte i interesuar per nje rikthim te skuadres, do te forcoje skuadren, te ndryshoje disa aspekte tregetare dhe do mbi te gjitha te kete mundesi te vendose. Marreveshja mund te jete ajo qe Thohir te hyje me pakice aksionesh por duke arritur te vendose njerez te tij ne role te rendesishme brenda klubit. Gjithmone me kusht qe Moratti te pranoje, por megjithate nuk do te jete nje operacion i lehte sepse do te kaloje nga nje ndryshim jo i lehte i qeverisjes dhe statutit social.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.