Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Nuk ka ultimatum per Mazzarrin, besojme tek projekti. Me Morattin gjithcka ne rregull. Llogarite dhe top player…”

Thohir: “Nuk ka ultimatum per Mazzarrin, besojme tek projekti. Me Morattin gjithcka ne rregull. Llogarite dhe top player…”
Bujar Berishaj

“Jam nje punetor i madh. Dhe me pune jemi duke provuar ta sjellim nje Inter te madh dhe Serie A te madhe. Viti i pare si president? Shume mire. Jemi kthyer ne EL qe ka qene objektivi jone, jemi ne krye te grupit, mungon vetem nje pike per tu kualifikuar. Jashte fushe kemi rinovuar te gjithe menaxhmentin me profesionist dhe do vazhdojme akoma.”

Keshtu ka folur Erick Thohir ne nje interviste ekskluzive per Repubblica. Presidenti zikalter ka folur per projektet dhe pritshmerite e klubit zikalter.

Si shkon raporti me Morattin pas doreheqjes se tij? “Shume mire. Jemi gjithmone ne kontakt, ne Milano edhe shihemi. Respektoj vendimin e tij por ai eshte akoma ne klub, ka 30% te aksioneve, dhe eshte nje tifoz i madh i Interit, do te na ndihmoj akoma. Kam respekt shume te madh per ate: ne 18 vite ka fituar 16 trofe. Ne krahasim me te jam zero. Perkundrazi, une tashme kam thene qe nuk mund te arrij sukseset e tij.”

Eshte e vertete qe Walter Mazzarri rrezikon te shkarkohet? “Nuk i kam dhene kurre nje ultimatum, edhe pse kam lexuar ashtu. E kam perseritur 6-7 here dhe po e bej edhe me ju: besoj tek projekti i nisur me Mazzarrin, ai mund te qendroj i qete, e dime se per te zhvilluar nje plan duhet kohe. Por ne te njejten kohe duhet te merrni rezultate. Nese rezultatet vazhdojne te jene negative, do vazhdojme te diskutojme mes nesh. Kemi problemet e lendimeve qe tani na penalizojne. Por skuadra eshte e mire.”

Mbi polemikat rreth investimeve qe nuk do ishin bere nga ana e menaxhmentit te ri dhe llogarive, Thohir shpjegon: “Kur nje kompani blen nje grup duhet te mbeshtetet tek bankat, eshte e pashmangshme per te zhvilluar strategji dhe per mos te shkaterruar asgje. Parate nuk jane kurre te mjaftueshme. Maonvra e rifinancimit te borxhit te Interit nuk ka shembul ne Itali dhe Evrope: ne 230 milione, 90% vjen nga bankat qe kane besuar ne modelin e zhvillimit te klubit. Eshte ekonomia globale qe zbarkon ne Itali. Ne muajt e fundit levizja e parave tek Inter ka qene rreh 450 milione.”

“Kritikat e merkatos? Nga janari kane arritur 7 elemente te reja, me formula te ndryshme. Do te shpenzojme akoma ne te ardhmen. Tani te presim ne shkurt vendimet e FPF, per te kuptuar se si do te levizim. Ne Nyon kemi paraqitur planin tone 5-vjecar, jemi ne kontakt me UEFA-ne cdo jave per korrigjime dhe krahasime, Platini ka qene i kenaqur qe nje pronar si une ka shkuar atje qe ta shpjegoj planin. Do t’i respektojme rregullat, ne vitin 2012 per te prezantuar FPF-ne ka qene nje dirigjent i Interit, Ernesto Paolillo.”

Tifozet mund te shpresojne qe te shohin nje top player ne skuader ne nje te ardhme te afert? “Te presim. Vetem emri i madh nuk garanton fitore, per nje skuader na duhet stabilitet. Do te shpenzojme. Ne momentin e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.