Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

574 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir tregon rrugen: “Europa League fondamentale. Kam besim tek ju. Inter nuk mund te qendroje pa kupat”

Thohir tregon rrugen: “Europa League fondamentale. Kam besim tek ju. Inter nuk mund te qendroje pa kupat”
Ardi Deda

Nje ore per ti ripohuar trajnerit dhe lojtareve te tij qe kane te gjithe besimin e tij kundrejt tyre dhe per ti kujtuar skuadres qe nuk mund te deshtohet kualifikimi ne Europa League. Ka folur per kete dje Erick Thohir, gjate takimit me skuadren dje ne Pinetina rreth ores 18:45. Sipas asaj qe na tregon Corriere dello Sport, presidenti i ka mbledhur te gjithe ne dhomat e zhveshjes duke bere kete diskutim: “Kam besim tek ju dhe tek trajneri dhe pres nje mbyllje te madhe te sezonit. Per kete u kerkoj te gjitheve te japin maksimumin ne shtate ndeshjet qe kane mbetur. Eshte e domosdoshme te arrijme nje vend per Europa Legue per sezonin tjeter. Inter nuk mund te qendroje nje vit tjeter pa kupat dhe jo  per ceshtje ekonomike. Jemi nje klub me nje histori te madhe dhe duhet te shkojme ne Europe. Une jam prane jush, ju inkurajoj dhe ju jap te gjithe forcen per te cilin keni nevoje edhe pse ju konsideroj tashme me te miret ne qarkullim. Shoqeria eshte gjithmone ne anen tuaj dhe vlereson punen qe keni bere deri me tani. Luani gjithmone me zemer. E rendesishme eshte te qendrojme te bashkuar deri ne fund dhe te mos ulim kurre perqendrimin edhe pse rezultatet e fundit nuk jane ato qe prisnim”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.