1,316 views

TMW – Verdi, Bologna gati për ta vënë në ankand: Interi në radhë, mund të kthehet Napoli
Zgjodhi të qëndrojë te Bologna në janar, por tani duket se lamtumira mund të ndodhë gjatë verës. Sipas raportimeve nga TMW, Bologna po bën gati ankandin për Simone Verdin. Shumë pretendentë për italianin, ndër të cilët edhe Interi, Sevilla, Leicesteri dhe Watfordi. Mirëpo asnjëherë nuk duhet harruar Napolin i cili mund të kthehet në garën për sulmuesin italian.