Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW – Verdi, Interi ne pole position: ja cmimi, detajet dhe deshira e lojtarit

TMW – Verdi, Interi ne pole position: ja cmimi, detajet dhe deshira e lojtarit
Inter Club Staff

Kjo eshte padyshim merkato ku Interi ka qene me teper aktive se te gjithe vitet e shkuara bashke. 

Zikalterit kane arritur te sigurojne emra me peshe qe pa u hapur zyrtarisht merkato e veres, por jane teper aktiv edhe ne tratativa edhe per lojtare te tjere.

Deri me tani, sipas asaj qe eshte perfolur neper media te ndryshme por edhe sipas asaj qe ka konfirmuar Ausilio, Interi ka siguruar tre lojtare:

Lautaro Martinez, vjen nga Racing nge Argjentine per 28 milione dollare.

Asamoah, vjen nga Juventusi me parameter zero.

Si dhe Stefan De Vrij, vjen nga Lazio po me parameter zero.

Por duket se sot ka nje lajm te ri per nje lojtar qe nga Interi pelqehet shume.

Eshte Tuttomercatoweb ajo qe shkruan dhe behet fjale per Simone Verdi.

Sipas TMW, Interi eshte ne pole position per lojtarin prej ditesh tashme dhe do te kerkoje te gjeje gjuhen e perbashket me Bolognen.

Gjithmone sipas asaj qe shkruan TMW, Bologna kerkon 25 milione per lojtarin, por nuk mund te perjashtohet mundesia qe ne marreveshje te futen kartona te lojtareve te rinj.

Vete Verdi e pelqen shume destinacionin Milano, sidomos tani qe do te kishte mundesine te luante ne Champions League.

Ai do te zevendesonte ne skuader Candreven qe ka luajtur me te vertete nje nga sezonet me te dobta te tij ne Serie A.

Ne ditet e ardhshme do te kete nje takim ndermjet Interit dhe Bolognes per te diskutuar kete transferim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags