Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi deshiron Verdin dhe ai deshiron Interin: po negociohet me Bolognen. Ja sa kushton ai!

Interi deshiron Verdin dhe ai deshiron Interin: po negociohet me Bolognen. Ja sa kushton ai!
Inter Club Staff

Interi ka nisur nje presing te forte tek Bologna per Simone Verdi ne marreveshjen qe mund te futet edhe Pinamonti ose Lunin.

Kete gje e shkruan sot ne numrin e saj te perditshem Corriere dello Sport.

“Verdi korespondon me identikit-in perfekt te futbollistit qe Spalletti po kerkon per Interin per sezonin e ardhshem sepse mund te luaje pa problem tek te dy krahet e sulmit, por mund te beje pa problem edhe “falso nueve” – lexohet ne faqet e te perditshmes italiane.

“Interi aktualisht nuk ka shume alternativa ne krahet e sulmit: jane Candreva dhe Perisic qe jane titullare te padiskutueshem dhe direkt pas tyre eshte Karamoh sepse Eder nuk luan dot ne krah ne nje 4-2-3-1.”

“Ne rast te Champions League apo Europa League, do te duhet me patjeter nje blerje dhe Verdi mund te perdoret ne te dy krahet e sulmit e ky do te ishte nje opsion teper i mire per Spallettin.”

 

VERDI KA THENE PO – Alternativat e te kalterit? Emri qe tregon Corriere dello Sport, eshte ai qe te gjithe njohim: Bernard. Lojtari po largohet nga Shakhtar dhe i eshte propozuar zikalterve. Por Interi preferon Verdin. Per tu vleresuar konkurenca e Romes, Napolit, Sevillas dhe Leicester.

“Lojtari vete, pas nje eksperience pozitive ne La Liga tek Eibar, nuk e skarcon komplet idene per te luajtur larg Italise.”

Related image

“Por Interi, sidomos ne rast te kualifikimit ne Champions League i pelqen shume lojtarit dhe per te gjetur gjuhen e perbashket per kontraten me Interin nuk do te jete e veshtire (perkundrazi…), por me problem eshte te gjendet marreveshja me Bolognan.”

“Ne merkaton e dimrit ishte rene dakort per te transferuar lojtarin tek Napoli per 22 milione euro plus bonuse por ai nuk deshironte te shkonte tek Napoli.”

“Bologna pretendon qe te perfitoje perseri te njejten shume nga shitja e tij, por Interi nuk eshte e gatshme te paguaje aq. Gjithesesi Interi pritet te fuse ne marreveshje lojtare per te ulur shumen totale dhe nder emrat e perfolur eshte Pinamonti dhe nje operacion qe do te zhvillohet ne bashkepunim si ai i Lunin.”

Nderkohe, Verdi ka folur me drejtuesit zikalter dhe eshte shprehur i gatshem te transferohet ne Milano qe ne ditet e para te qershorit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.