Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Arrihet marrëveshja me Yaya Toure! Tani…

CdS – Arrihet marrëveshja me Yaya Toure! Tani…
Rinor Sopaj

Yaya Toure dhe Inter tashmë janë pajtuar, mesfushori ka pranuar që ta ulë pagën e tij në mënyrë që të mund ta vesh fanelën zikaltër. Kaq konfirmon Corriere dello Sport në edicionin e saj të përditshëm. “Presingu i bërë nga Roberto Mancini tashmë ka dhënë rezultat dhe Yaya Toure i ka thënë po Interit – lexohet-. Dyshimet e fundit janë mënjanuar me një telefonatë të trajnerit drejtuar Toures. Mesfushori i City-it ka pranuar ofertën e klubit zikaltër, ku i ofrohet një kontratë katër vjecare me 5 milionë euro plus bonuse të cilat lidhen me paraqitjet e tij personale dhe golat si dhe rezultatet e skuadrës (kualifikimi në Champions League dhe një fitore e mundshme e scudettos). Është bërë një sforco dyfish më e vështirë për Touren sepse Interi ka bërë një përjashtim për pagën e tij, pasi që lojtarët më të paguar të Interit fitojnë pak më shumë se tre milionë (mendohet 3,2, për Vidic dhe Palacio), afrikani ka bërë një ulje page mjaft të madhe duke e parë që City i garanton (8,5 milionë plus bonuse deri në vitin 2017). E gjithë kjo falë marrëdhënies së mirë Yaya-Mancini”.

Hapi i ardhshëm, para nënshkrimit të kontratës, do të jetë ai që të arrihet marrëveshja edhe me Manchester City-in. “Klubi anglez kërkon 15 milionë për mesfushorin, ndërsa Interi niset nga një vlerësim bazë duke i parë vendimet e fundit të Uefa-së. Toure do të jetë udhëheqësi i Interit të Mancinit, por mund të shërbej edhe si magnet për të tërhequr edhe kampionë të tjerë tek klubi zikaltër”, shpjegon CdS.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.