Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon: “Inter, ne minutat e fundit deshtoi shkembimi: por a e dini pse Conte kerkoi Gervinho?”

TS zbulon: “Inter, ne minutat e fundit deshtoi shkembimi: por a e dini pse Conte kerkoi Gervinho?”
Inter Club Staff

Tek Interi dje ka qene nje dite shume e ngjeshur per shkak se oret e fundit te merkatos jane me te vertete shume te rendesishme.

Ne kete dite, zikalterit u munduan qe te mbyllin disa operacione si ne hyrje por edhe ne dalje, por ne fund, ja dolen vetem te shisnin dhe jo te blinin.

Edhe pse Conte kerkoi nga klubi edhe nje blerje te fundit te pakten ne krah ose ne sulm, kjo gje nuk u arrit dot.

Diten e djeshme, ashtu si ju kemi treguar edhe me pare, Interi me ne krye Marotten tentoi nje shkembim me Parmen.

Behet fjale per shkembimin ndermjet Gervinho dhe Andrea Pinamonti, qe ka ardhur ne Milano kete vere i kthyer nga huazimi te Genoa.

Por te shumte kane qene ata qe kane pyetur se pse Conte ka kerkuar pikerisht lojtarin nga Bregu i Fildishte qe luan te Parma?

Pergjigjen per kete e jep Tuttosport: “Conte kerkonte nje sulmues te shpejte ne gjendje qe te “thyente” ndeshjet.”

“Ai e pelqen shume Gervinhon pikerisht per aftesine e tij shperthyese ne sulm, ku me shpejtesine e tij ben qe mbrojtjet te thyhen me lehte.”

“Interi e tentoi deri ne momentet e fundit, po pa sukses. Zikalterit ishin gati te jepnin Pinamontin ne huazim, por nuk ja dolen dot.”

“Tani Conte do te vazhdoje te kete ne dispozicion katershen Alexis Sanchez, Lautaro Martinez, Romelu Lukaku dhe Andrea Pinamonti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.