Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,067 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport dorezohet totalisht? “Ja cfare kemi marre vesh per Dybala: ne kete moment Marotta ndihet…”

Tuttosport dorezohet totalisht? “Ja cfare kemi marre vesh per Dybala: ne kete moment Marotta ndihet…”
Inter Club Staff

Ne nje artikull te dedikuar per finalen e Kupes se Italise, te Tuttosport, ne kete moment jane evidentuar se si Steven Zhang dhe Agnelli po mundohen te mbajne skuadren ne lufte per tituj.

Sipas tyre, raportet jane te mira ndermejt dy presidenteve, por te merkuren do te jete nje lufte e vertete: nga njera ane Inter qe deshiron te pakten Superkupen dhe nga ana tjeter Juventusi qe deshiron te shpetoje sezonin.

Gjithesesi, sipas Tuttosport, duket se tashme nuk ka mbetur asgje per te bere per ceshtjen Dybala qe eshte gati te kaloje ne Milano.

“Tashme eshte bere udhe. Pas Contes dhe Marottes, i radhes qe mund te kaloje keshtu ne Milanon zikalter eshte Dybala.”

“Duket e paevitueshme qe argjentinasi te shkoje ne Milano sepse Inter eshte skuadra qe ploteson te gjitha kushtet qe ai ka.”

“Nje klub qe lufton per lart, nje page e mire, nje skuader e mire, nje rol qendror e mbi te gjitha, aty eshte edhe Marotta.”

“Le te themi se eshte vetem historia e fundit e lojtareve apo drejtuesve qe po kalojne nga Juventusi te Interi.”

“Marotta e ka ne dore Dybala dhe kjo eshte e sigurt. Kete kemi marre vesh nga shume burime edhe pse per Interin deri sa te mbylle zyrtarisht Dybala ka edhe pak rruge.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.