Walter Sabatini zbulon gjithcka: “Nainggolan eshte nje mashtrues profesionist: e mora njehere ne telefon kur…”
I pyetur per Teleroma 56, Walter Sabatini ka folur per raportin e tij me Radja Nainggolan ne te kaluaren.
Drejtori sportiv i Bolognas nuk ka qene shume ‘i bute’ ne gjykimin qe ka dhene per mesfushorin e Cagliarit.
“Nainggolan eshte pak i mire, por kurre nuk ka dashur te me tregoje mua nje pjese te lumturise se tij apo te historise se tij.”
“Une kam nje ndenje te jashtezakonshme per te, e kam perqafuar edhe kur ka qene plot me djerse, dicka qe nuk do e beja as per djalin tim, por ai per mua mbetet nje njeri me shume pak te mire.”
“E merrja ne telefon naten vonte kur isha te Roma, me betohej se ishte ne krevat: nje mashtrues i lindur.”
“Ishte kudo verdalle neper klube, vetem ne krevat jo. Per nje profesionist eshte e papranueshme qe te kapet ne menyre te njepasnjeshme tape jashte diskotekave, por une i kam dashur te miren pafundesisht nga ana sportive.”
“Ai me emociononte sa here e shikoja ne fushe. Kur erdhi janari mu duk sikur kisha bere goditjen me te madhe te jetes time.”
“Mendova se kisha bere goditjen gjeniale taktiko-teknike. Ai veshi menjehere fanellen dhe beri gjera te bukura. Por mbetet nje mashtrues, pak profesionist, me pak te mira…”