Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Zanetti do te jete zv. President. Bluza me numer 4 do te terhiqet. Mazzarri…”

Thohir: “Zanetti do te jete zv. President. Bluza me numer 4 do te terhiqet. Mazzarri…”
Inter Club Staff

Ne fundin e mbledhjes se Bordit Drejtues se F.C. Internazionale, Erick Thohir eshte ndalur te flase me gazetaret. inter.al sjell tek ju fjalet e Presidentit te Interit ne shqip me poshte:

Si shkoi mbledhja e Bordit Drejtues? Cilat jane ndjesite e para per fillimin e sezonit te ri?

“Kemi folur fillimisht per buxhetin e Uefas. Sic e dini, Fair Play Financiar eshte shume afer dhe ne kete sezon do te luajme ne Europa League e ndoshta ne te ardhmen ne Champions League e duhet ti permbahemi disa rregullave. Kemi diskutuar mbi te gjitha per buxhetin dhe argumentet e tjera kane qene: Drejtuesit e ri, kemi aprovuar futjen e nje drejtori te ri per anen e marketingut, kemi futur disa sponsor internacional sepse deshirojme qe te kemi nje gare me klubet e medha boterore dhe duhet te rrisim te ardhurat. Duke futur drejtues te ri ne kete fushe shpresojme qe te arrijme dicka dhe Interi te behet nje nga ekipet me marken me te fuqishme ne planet. Duhet te garojme me ta, jo vetem ti shohim.”

Po per Zanettin a folet?

“Drejtuesit rane dakort me Kapitenin per dy vjet kontrate. Ai do te jete zevendes Presidenti i Interit. Gjithashtu vendosem qe te terheqim bluzen me numrin 4 tek Interi. Do te kete shume ndryshime ne skuadren e pare. Jane disa diskutime qe me takojne vetem mua, Marco Fassones, Ausilios dhe disa edhe me Mazzarrin. Kemi folur se si mund ta permirsojme skuadren si brenda fushes por edhe jashte saj. Duam qe te permirsojme situaten, deshirojme te konsolidojme skuadren me objektiva te rinj. Objektivi i sezonit te kaluar kaloi, tashme duhet te kemi objektiva te rinj per e qendruar ne Europe qe eshte shume e rendesishme. Nuk mund te imagjinojme me nje Inter jashte Europe, duhet te qendrojme aty.”

A do te kete Mazzarri nje skuader per Champions League?

“Per te garuar per ne Champions League duhet kohe. Gjeja me e rendesishme per ne ishte te arrinim objektivin Europe. Eshte e rendesishme qe te kemi nje skuader te forte por ne Boteror pame qe edhe nje skuader si Costa Rica mund te kualifikohet. Eshte e rendesishme te kesh nje skuader te forte e jo vetem lojtare me emra. Duhet qe ekipi te luaje si skuader jo si individe.”

M’Vila do te jete i vetmi qe do te zevendesoje Cambiasson?

“Eshte shume heret per ta thene. Ne Itali merkato eshte gjithmone ne levizje, ka levizje qe kane filluar qe dy jave perpara hapjes se merkatos zyrtarisht per shembull. Kjo eshte eksperienca ime e pare. Duhet kohe.”

Atletico deshiron Icardin dhe Handanovic?

“Ajo qe kam degjuar nga drejtuesit tane eshte qe Atletico eshte e interesuar por ne fund vendimi na takon ne nese duam ti mbajme apo ti shesim lojaret tane. Eshte e rendesishme te kemi nje ekip te forte. Nuk mendoj se eshte nje diskutim i qendrueshem mbi keta lojtare. Deshirojm ti mbajme me cdo kusht ne skuader.”

Ju pelqen Cerci?

“Kam thene se Cerci mund te luante mjaft mire si nje titullar ne Italine por nuk do te thote qe e kam qef si lojtar dhe duhet te vije te Interi vetem se me pelqen mua(qesh).”

Do te rinovoje Mazzarri?

“Drejtuesit kane folur me Mazzarrin dhe shpresojme te firmosim nje marveshje shume shpejt. Tratativa eshte per nje rinovim per nje vit tjeter plus, pra dy vite ne total per te. Do te ishte e drejte te kishte ne dispozicion dy vite, sepse viti qe kaloi ishte ai i tranzicionit. Tashme deshirojme te ndertojme skuadren per te. Me duhet stabilitet ne skuader dhe eshte mire te rritemi me Mazzarrin. Por duhet te gjejme edhe lojtare per te.”

Cili do te jete objektivi i Interit kete sezon?

“Objektivi jone do te jete Europa. Me pas do te shohim, sepse kurre mos thuaj kurre. Shikoni Costa Rica. E ndoshta edhe USA mund te kualifikohet kunder Belgjikes…(qesh).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.