Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti:”Moratti asnjehere llogarites, tani do ta beje Inter-in me te madh bashke me Thohir. Nje here…”

Zanetti:”Moratti asnjehere llogarites, tani do ta beje Inter-in me te madh bashke me Thohir. Nje here…”
Donald Elmazi

Eshte e drejte qe per te treguar pershtypjet e skuadres pas vizites se Morattit, ne diten e pare te epokes Thohir, te jete Kapiten Zanetti. Ky eshte tregimi i argjentinasit per Sky:”Besoj qe presidenti yne ndihet dhe do qendroje. Vete ai ka thene qe e le Interin ne duar te sigurta. Besoj qe ka pare ne keta persona cilesi te rendesishme per te bere qe kjo shoqeri te vazhdoje te jete shume e rendesishme. Do te ecin perpara per te miren e Interit. Jemi pershendetur dhe na ka thene qe nuk ndryshon asgje. Ndryshon vetem se presidenti yne do te mbeshtet nga nje grup personash qe do te hapin dyert per nje zhvillim qe do te jete i rendesishem”.

MORATTI PRESIDENT-“Akoma nuk dihet, pershtypja ime eshte qe ai do te qendroje me kuoten e tij. Kjo eshte me e rendesishmja. Ai na ka perzemer me cdo ndjenje qe ai ka per keto ngjyra”.

RAPORT SPECIAL-“Nuk do te flisja per nje raport kapiten-president. Per fat te mire raporti im i kalon keto kufij. Eshte nje raport human qe vazhdon prej vitesh me familjen e tij. Ka qene gjithmone nje president me shume ndjenje, me shume zemer. Nuk ka bere ndonjehere llogari. Cdo gje qe e ka bere , e ka bere me ndjenja te verteta. Ne boten e sotme te futbollit nuk gjenden persona te tille”.

PREZANTIMI- “Mbaj mend qe binte nje shi i cmendur pas prezantimit shkova tek zyra e Morattit dhe qe aty kam njohur nje person te mrekullueshem. Nuk mendoja qe do te qendroja kaq shume vite krah tij. Ishte nje sfide e madhe dhe tani mund te them qe jam krenar qe jam bere nje simbol dhe kapiteni i presidences se tij”.

FOTO TE PERQAFUAR- “Nje imazh qe kur e shoh me prek sepse e jona eshte nje lidhje shume e forte. Po me shpjegonte si po shkonin gjerat dhe un i perserita qe do jem gjtihmone ne dispozicion te tij dhe te kesaj shoqerie te madhe”.

ANEKDOTA-“Ne fillim, me Zamoranon, Simeonen dhe Colonesen ikem ne Forte dei Marmi ne plazh. Ishte nje fushe per volejboll ne plazh. Luajtem nje ndeshje dhe pame presidentin qe po vinte me femijet e tij dhe rinisem te luanim me familjen e presidentit dhe ndejtem deri vone ne plazh. Me pas na ftoi per darke ne shtepine e tij dhe shohim Milly-n qe ben tre lloje makaronash. Ndejtem deri vone duke folur per futboll, nje mbremje vere, nje mbremje e vecante. Ishin kohe te bukura”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.