Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TRA CALCIO E MERCATO – Keshtu mund te linde modeli Arsenal. Tani vemendja tek U-17.

TRA CALCIO E MERCATO – Keshtu mund te linde modeli Arsenal. Tani vemendja tek U-17.
Donald Elmazi

Nje ndryshim epokal. Muaj tratativash, nje terhiq dhe mos e keput i gjate. Ndjenja te lekundeshme, nga gezimi i Thohir tek emocionimi i Morattit. Interi ndryshon, ne nivel organizativ, por jo vetem. Thohir pritet ne Itali, mund te jete qe ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Administrativ te 28 tetorit dhe sigurisht do te jete ne vazhdim. Me te gjithashtu dhe Soetedjo e Roeslani. Tre indoneziane per te ngritur Interin. Me familjen Moratti aty, gjithmone e pranishme per te keshilluar dhe per te dhene eksperiencen e tyre shumevjecare.

PROJEKTI- Te kuptosh se cili do jete tipi i projektit te Erick Thohir dhe ndjekesve indoneziane qe do te sjelle tek Inter per momentin nuk eshte e thjeshte. Ne janar, me shume mundesi, asnje goditje e rendesishme merkatoje por nje administrim normal. Duke filluar nga qershori do te fillojne te duken frytet e para dhe parate e para te manajtit. Ajo qe eshte e sigurte eshte se Thohir dashuron modelin  Arsenal. Stadium, marketing dhe lojtare te rinj per tu rritur dhe tu hedhur ne boten zikalter. Nje ide qe mund te marre forme gjithmone e me teper, diskutohej edhe per kete gjate takimeve. Interi ka nje nga sektoret e te rinjve me te forte ne Europe.

PIRLO? JO FALEMINDERIT- Andrea Pirlo dhe Inter, nje ze i lindur dite me pare. Raporti me Juventusin nuk duket ideal, sidomos pas daljes paraprake ne ndeshjen me Veronen. Mesfushori bardhezi, ne skadence kontrate ne vitin 2015, veshtire se do te rikthehet zikalter. Eshte e vertet, Thohir eshte i dashuruar futbollistikisht me Pirlon, por per ta sjelle tek Interi per momentin eshte utopi. Jo ekonomike, por nga ana projektuale. Pastaj Interi duhet te shikoje kontratat ne skadence te Cambiassos, Militos dhe gjashte te tjerve me moshen mbi 30 vjet. Disa prej tyre do te largohen, te tjere do te qendrojne. Aftesite e Pirlos gjithsesi mbeten te padiskutushme.

TANI BOTERORI U-17- Projekti model Arsenal lind nga te rinjte e te ardhmes. Atehere, te ndizen motorret dhe te lidhen rripat e sigurise. Nis boterori U-17, kampionet e te ardhmes do dalin nga ketu. Italia eshte ne grup me Bregun e Fildishte, Zelanden e Re dhe Uruguayin. Por mbi te gjitha, kombetarja Italiane eshte e mbushur plot me te rinj zikalter. Dimarco ne mbrojtje, Palazzi, Baldini. Pa harruar Federico Bonazzolin, s’eshte grumbulluar kush e di se per c’motiv nga trajneri Zoratto. Vemendje tek Cerri, i riu i Parmes, per te cilin Juventusi po ve duart, por qe Interi po e ndjek nga shume afer.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.