Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni nuk permbahet per Casadei: “Kam nje pyetje per te gjithe. Mos keni bere nje gabim te madhe duke thene per nje 19 vjecar se..”

Zazzaroni nuk permbahet per Casadei: “Kam nje pyetje per te gjithe. Mos keni bere nje gabim te madhe duke thene per nje 19 vjecar se..”
Inter Club Staff

Direkt nga faqet e Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, qe eshte edhe drejtori i kesaj gazete, ka dhene nje mendim per Casadei.

Ai eshte rikthyer disa dite ne kohe prapa, per te dhene kendveshtrimin e tij per shitjen e lojtarit te Chelsea ne menyre perfundimtare nga Inter.

“Gjithmone duke qendruar tek Inter, edhe pse diskutimi eshte shume me i gjere dhe duhet te flasim per te gjithe ekosistemin ne Itali, duhet te them dicka ne vecanti”.

“Me duket sikur kemi vene shume vemendje per nje lojtar qe nuk e ka prekur ende Serie A dhe qe Chelsea ka dashur te bleje”.

“Cesare Casadei mund te jete vertete i zoti, por une pyes veten sa mundesi ka ai te luaje per Chelsean ne kete moment”.

“Po aq mundesi sa kishte te luante edhe per Interin. Nga italianet emigrant, nuk me kujtohet ndonje qe ka bere mrekullira. Kete pyetje kam per te gjithe: cili eshte ai italian qe ka bere mire si talent i ri jashte Italise?”

“Mbaj mend nje Gattuso shume vite me pera, por nuk mbaj mend te tjere qe kane pasur sukses jashte Italise”.

“Duhet te vendosim njehere e mire se shume qajne me lot kur nje talent largohet nga Italia, por rralle here ata ja kane dale”.

“Inter ka bere nje operacion te mire merkato. Nese ka bere mire qe e ka shitur, nuk thuhet dot sot, por pas disa vitesh. Te shohim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.