
Zbulim FcInter1908: Dragovic, gjithcka gati, por shkaku i ndaleses eshte…”
Sic eshte zbuluar nga FcInter1908.it ne keto minuta, situata e Alexandar Dragovic mund te shbllokohet nga momenti ne moment. Dje ne mbremje kane ardhur deklaratat e drejtorit sportiv te Bazel, i cili ka kritikuar shoqerine zikalter per kohen e shumte qe po merr per kete tratative, ndersa sot ka thene: “Per ne, kjo situate, sinqerisht, nuk eshte shume zbavitese.” Gjithcka eshte gati: shifrat per Bazelin (7,8 milion euro), rroga per lojtarin (1,1 milion ne vit) dhe kohezgjatja e kontrates (4 vjet). Problemi qe ngelet i perket menyres te pageses (Interi synon te paguaje gjithcka me keste, kurse Bazeli kerkon nje kuote fillestare dhe me pas keste me te vogla). Interi po mundohet qe blerja e Dragovic mos ndikoje shume ne bilancin e shoqerise, por ndjesia eshte se gjithcka do te mbyllet me sukses, edhe sepse Bazeli ka nevoje per te ardhura per te bere merkato dhe per te zevendesuar mbrojtesin qe do te largohet. Tani per tani, zviceranet jane afer me Matias Delgado.