619 views
ZYRTARE – Spendlhofer transferohet tek Varese!
Ishte folur edhe ditet e meparshme per nje transferim te Austriakut tek Varese, madje dhe ai vete e kishte pranuar se do te transferohej tek klubi i Serise B por tazhme eshte gjithcka zyrtare.
Interi ka shitur tek Varese, me formulen e huazimit e me te drejten e blerjes se gjysmes se kartonit te tij nga Varese, por edhe me te drejten e riblerjes se komplet kartonit nga Interi. Keshtu mbrojtesi austriak Lukas Spendlhofer, klasi 1993, qe Andrea Stramaccioni beri te debutonte ne Serine A ne ndeshjen ndaj Genoas shkon te fitoje eksperience nje vit. Zyrtarizimi u be sot nga klubi i Vareses.