Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perse Joao Mario eshte zhdukur dhe nuk paraqitet ne Appiano? “Tek Interi jane teper te shqetesuar, e gjitha kjo…”

Inter, perse Joao Mario eshte zhdukur dhe nuk paraqitet ne Appiano? “Tek Interi jane teper te shqetesuar, e gjitha kjo…”
Inter Club Staff

Shume po pyesin prej ditesh: perse eshte zhdukur dhe nuk paraqitet ne Appiano Gentile ku skuadra eshte grumbulluar per pergatitjen parasezonale?

Deri me tani ka qene nje pyetje pa nje pergjigje te qarte, por Corrriere dello Sport ka tentuar te hedhi drite mbi kete.

Sipas te perditshmes italiane, diten e djeshme ka pasur nje stervitje te dyfishte ne Appiano Gentile dhe aty kane qene prezente edhe lojtare te rikthyer nga Kombetarja.

Nderkohe, ai qe mungon eshte perhere i njejti: portugezi Joao Mario qe ende nuk ka vene kembe ne Milano.

Por me sa duket, ai ka lajmeruar se “do te mungoje per motive familjare”, por pa dhene shume shpjegime per kete.

Tek Interi aktualisht jane kthyer edhe lojtare te demtuar, vetem e vetem qe te jene me skuadren por ai jo.

E kjo ka shqetesuar jo pak drejtuesit, qe edhe pse i kane dhene leje, jane te shqetesuar per merkaton e kjo mungese e tij mund te ule me shume cmimin e tij.

Ne kete moment, per te ka qene e interesuar Benfica dhe Betis, por nuk ka ardhur ende asnje oferte zyrtare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.