Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Guarin rinovon me Interin deri ne 2017: Ja detajet dhe komunikata e Interit!

ZYRTARE – Guarin rinovon me Interin deri ne 2017: Ja detajet dhe komunikata e Interit!
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtar lajmi se Guarin ka rinovuar me Interin.

Ishte thjeshte ceshtje ditesh, kishte jave qe perflitej dhe me ne fund erdhi zyrtarizimi: Fredy Guarin do te jete nje lojtar i Interit deri ne vitin 2017.

“F.C Internazionale ka rinovuar kontraten me Fredy Guarin, i cili do te qendroje si zikalter deri ne 30 qershor 2017. Pra me sakte, nje vit tjeter me shume ne kontraten e Kolumbianit i cili ka lindur ne Puerto Boyaca, me 30 qershor te 1986. Ai erdhi tek Interi ne Janar te vitit 2012 nga Porto, ekip me te cilin ka fituar Europa League si dhe Kapionatin Portuegez. Guarin me bluzen e Interit ka luajtur 82 ndeshje dhe ka shenuar 14 gola. Ai mban mbi shpine numrin 13, numer i cili ka qene historikisht i tiji (sa here e ka pasur mundesine e ka zgjedhur, qe kur eshte grumbulluar me Kombetaren U17). Ate e pret nje e ardhme zikalter dhe nje Boteror per te nderuar me Kolumbine e tij. Per te shkon nje perqafim nga familja Inter.” – kjo ka qene edhe komunikata zyrtare e Interit per rinovimin e Kolumbianit.

Nderkohe edhe pse nuk jane bere ende te ditura shifrat e rinovimit, mendohet se Guarin me kontraten e re do te fitoje rreth 2,3 milion euro ne sezon pa bonuse, e ne rast kualifikimi ne Champions League mund te shkoje deri ne 2,8 milion ne sezon.

Pas pak do te postojme edhe fjalet e tij pas rinovimit te kontrates…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.