Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Valencia blen perfundimisht Murillo nga Interi: ja shifra dhe klauzola e re e cmendur!

ZYRTARE – Valencia blen perfundimisht Murillo nga Interi: ja shifra dhe klauzola e re e cmendur!
Inter Club Staff

E mbani mend Jeison Murillo? Natyrisht qe po. 

Po flasim per kolumbianin qe erdhi nga Granada me pritshmeri te medha ne Milano, arriti te bente 6 muaj shume te mira ne drejtimin e Mancinit por me pas nuk u pa me kurre ne fushen e lojes ai nivel qe beri aq shume tifoze zikalter te afeksionoheshin pas tij.

Madje ne janarin e 2016, ai arriti deri aty sa ta conte vleren e kartonit te tij tek 60 milione eurot ku shume klube te medha u interesuan per te tek Interi perfshire Manchester United dhe Real Madrid.

Gjate asaj kohe ai nuk ishte ne shitje, sepse Interi ishte ne mesin e sezonit por gjashte muajt e tjere ishin katastrofal ku ai nuk ishte pothuajse asnjehere ne forme dhe shume pak here pozicional.

Jeison Murillo, sot 26 vjecar, u transferua tek Valencia ne veren e 2017 ne huazim me detyrim blerje.

Ai ka pasur disa probleme ne Spanje me demtimet, por ne pergjithesi sezonin e shkuar ka bere nje sezon te mire.

Gjithesesi, Valencia duket se e ka blere pikerisht gjate dites se djeshme kolumbianin.

Ish-mbrojtesi zikalter ka kaluar me titull perfundimtar zyrtarisht tek Valencia, edhe pse nuk ka qene e parashikuar per dje data e rene dakort per tu bere pagesa duke qene se huazimi ka qene dy vjecar: por keshtu Interit, ne menyre surprize i kane kaluar 12 milione euro nga ky operacion 1 vit me perpara se nga sa ishte parashikuar..

Kolumbiani ka nenshkruar nje kontrate kater vjecare me Valencian, deri ne 30 qershor 2022.

Ashtu si tregon e perditshmja El Desmarque, firma ka ardhur dje pavarsisht se ka qene nje huazim dy vjecar ky sepse Valencia ka dashur ta blindoje sa me shpejt. Per kete arsye i eshte vendosur nje klauzole prej 80 milione eurosh ne kontrate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.