Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

211 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110 Inter – Nje tjeter menyre e te parit te futbollit

110 Inter – Nje tjeter menyre e te parit te futbollit
Inter Club Staff

Annibale Frossi ka pasur kaq shume jete sa nese do te tentohej te xhirohej nje film per te, ose te shkruhej nje liber, do te ishte me patjeter i reduktuar. Nga pasioni per futbollin te cilin ja fshehu mamase qe donte ta bente doktor deri tek medalja e arit ne Berlin, me bluzen e kalter, per te kaluar tek eksperienca me Alfa Romeon, tek gazetaria e ne fund tek zbulimet inovative tek pankinat e Serie A. Gjithcka me lart kane nje te perbashket: nje plale syze te cilat e kane shoqeruar kudo, qe nga vogelia, per shkak te nje miopie te lindur.

“Gjendja ime shpirterore ishte e pashpejgueshme kur me thane qe do te luaja sebashku me Meazzan, Demarian, Ferraris. Zbrita ne fushe dhe zemra sa sme ndali, kembet nuk ishin me te miat.”

Mund te bente gjithcka, Annibale: mesfushorin, sulmuesin, kishte sens goli, mendje te rafinuar, e shume cilesi te tjera. Por pikerisht ajo mendje e beri ate nje nga inovatoret me te medhenj te futbollit italian dhe mbi te gjitha, nje pasionant te vertete te asaj qe bente. Per futbollin, ose me sakte per shkak te thirrjes nga Interi ai hoqi dore nga shkolla qe sapo i kishte dale. Tek Interi kishte 25 vjet mbi shpine kur erdhi dhe nje medalje ari te fituar, e vetmja ne historine e futbollit olimpik italian. Meazza, Demaria, Ferraris jane aty, sebashku me te, tek fusha e blerte: nje enderr e pamundur qe po realizohej perpara syve te tij si nje film drame. Kembet dridhen, zemra rreh me njemije rrahje ne sekond, por eshte okazioni i vetem dhe nuk duhet qe te kapesh nga emocionet. 

Annibale u rikthye tek Interi edhe si tranjer, mbahet mend se ishte teper i rrepte ne pergatitjet e ndeshjeve, nje gjeneral i koheve moderne, i bindur dhe mbeshtetes me force i ideve te tij, qe ne ndonje rast e bejne edhe te pa pershtatshem me ambjentin te cilet nuk arrijne dot ta ndjekin ashtu sic duhet. Ai shpiku sulmuesin ‘9’ fallco, dhe mbeshtet teorine se ndeshja perfekte ka rezultatin 0-0, ndeshje e cila eshte simbol i ekuilibrave ne fushe. Shume i kritikuar per idete e tij por ai asnjehere nuk u terhoq, gjithmone me syzet vene, shikimin e vendosur dhe beri perpara pa e kthyer koken prapa.

Annibale Frossi (Muzzana del Turgnano, 6 korrik 1911 – Milano, 26 shkurt 1999), erdhu tek Interi ne 1936 per 50 mije lira. Si zikalter arriti te koleksiononte 147 prezenca dhe 49 gola, duke fituar dy kampionate dhe nje Kupe Italie. Tek Interi do te rikthehej si tranjer ne sezonin 1956-57. Hero olimpik i Berlinit, ku fitoi medaljen e arte me kombetaren duke u bere edhe kryegolashenues i turneut me 7 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.