Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

64 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Anulloji te gjithe!

#110Inter – Anulloji te gjithe!
Inter Club Staff

Në fund të ndeshjes, ai u gjunjëzua përpara tifozëve të Interit, nuk dihet nëse nga gëzimi për golin e shënuar apo për lodhjen nga ai vrapim i çmëndur. Dhe në fakt pas ndeshjes, ai vërtet do deklaronte duke marrë frymë me vështirësi: “Nga fundi nuk po ja dilja dot më”. Tridhjetë vjet më vonë, lodhja është larguar, por kënaqësia se ka shënuar një nga golat më të bukur të historisë zikaltër, ka mbetur akoma. Sepse në atë Bayern Munich-Inter të Kupës Uefa në sezonin 1988-89, Nicola Berti e mori topin pothuajse që prej zonës së Interit, dribloi në shpejtësi gjysmën e skuadrës gjermane, dhe pas më shumë se 50 metra vrapimi të çmëndur, shënoi golin 2-0. Pak rëndësi kishte nëse goli në fund nuk shërbeu dhe Interi u eliminua nga bavarezët, rrugëtimi i zikaltërve atë vit ishte i pabesueshëm dhe u kurorëzua me Scudetton e rekordeve.

Berti, në atë kohë vetëm 22 vjeç, ishte një nga kolonat e asaj skuadre me 32 ndeshje të luajtura dhe 7 gola të shënuar. Ai ishte një mesfushor modern, me aftësi atletike të jashtëzakonshme dhe gjithashtu me një teknikë të shkëlqyer. Në ato vite Nicolino e kuptonte mjaft mirë Milanon dhe Interin, ose më saktë, kuptonte interistët, si pak të tjerë. Ai jetonte në qendër, merrte frymë së bashku me qytetin, dhe pavarësisht orës që shkonte për të fjetur, në stërvitje paraqitej gjithmonë i freskët dhe i çlodhur. Dhjetë sezone tek Inter dhe shumë momente të paharrueshme, mes tyre dhe goli ndaj Milanit. “Nicola Berti facci un gol”, dëgjohet edhe sot në shkallët e stadiumit. Dhe Nicolino bindej me përpikmëri dhe dukej sikur tallej me kundërshtarët.

Si për shembush, kur u deklaroi mbrojtësve të Milanit, të cilët ishin duke pritur në zonë që të ekzekutohej një goditje dënimi, “Kujdes se tani do shënoj …” Premtim absolutisht i mbajtur, ashtu si të gjithë premtimet e tjera. “Nick” për shumë njerëz, ishte dhe ende është shëmbulli tipik i Interizmit, ose më saktë ana e tij e butë, theres, shpeshherë provokues, me besim në vetvete dhe mbi të gjitha fitues. Me një fjalë, “Bauscia”.

“Nuk është se s’ kam bërë budallallëqe; kam bërë goxha… vetëm se në fund nuk u kapën ndonjëherë më mua për këtë gjë. Ose më saktë, unë isha gjithë kohës duke vrapuar, kështu që asnjeri nuk i ngriti ndonjëherë seriozisht problemet e mia. “

Duke qene se sot jemi ne diten e Derbyt, nuk duhet te harrojme gjithashtu shperhjen e tij legjendare pas nje derby te humbur: “Me mire i humbur, se Milanist”.

Nicola Berti ka lindur në vitin 1967. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në vitin 1985 me fanellën e Fiorentinës. Në vitin 1988 u ble nga Interi me të cilin menjëherë fitoi Scudetton e rekordeve. Me zikaltërit ai luajti për 10 sezone, ku koleksionoi 229 ndeshje dhe shënoi 29 gola. Berti gjithashtu fitoi 1 Superkupë Italiane dhe 2 Kupa UEFA. Me Kombëtaren italiane koleksionoi 39 paraqitje dhe ka marrë pjesë në dy Kupat e Botës (’90 dhe ’94).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.