Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

79 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Frikat dhe dëshirat e Christian Chivu

#110Inter – Frikat dhe dëshirat e Christian Chivu
Inter Club Staff

6 janari i 2010 është një ditë që Cristian Chivu nuk e do e harrojë lehtë. Interi luan në fushën e ftohtë të Veronas kundër Chievos. Në fillim të pjesës së dytë, mbrojtësi përplaset me Sergio Pellisier në një duel në ajër. Impakti është i tmerrshëm dhe ai që e pëson më së keqi është mbrojtësi zikaltër, që transportohet menjëherë në spital ku i nënshtrohet një operacioni delikat për një orë e gjysmë. Për Chivun futbolli bëhet menjëherë dicka e largët, lidhet me të kaluarën dhe jo të ardhmen.

Por, me 22 maj, katër muaj pas lëndimit ai do të luaj si titullar në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, finalen e Champions League kundër Bayern Munich. Mes terapisë intensive dhe frikës së madhe për të mos veshur kurrë më atletet e futbollit, është rehabilitimi dhe rikthimit në fushë me një kapelë mbrojtëse që do e shoqëroj për pjesën e mbetur të karrierës. Chivu kthehet në gatishmëri të Mourinhos që e konsideron si element kyc të Interit të tij. Me 28 prill Interi luan në Camp Nou kundër Barcelonës pasi ndeshja e parë ka përfunduar 3 me 1. Por Blaugranat janë të sigurt, në finale do të shkojnë ata. Pak minuta para fillimit Pandev dëmtohet. Special One s’ka dyshime, i vetmi lojtar nga pankina që mund t’i bëj ballë një ndeshje të tillë është Chivu. Dhe në fakt rumuni luan një ndeshje heroike, vrapon pas Messit me shokë për 90 minuta dhe në fund Interi kalon në finale.

“Tek Interi kam kaluar shtatë sezone të paharrueshme, me suksese, fitore, me ditë dramatike, të bashkuara nga forca për t’i kaluar”

Mourinho pastaj e lë të pushoj në kampionat dhe e fut titullar në finale kundër Bayern duke I dhënë një detyrë pothuajse të pamundur: të limitoj Robben, lojtarin e krahut më të fortë në botë. Chivu e bën edhe këtë dhe së bashku me shokët e çon në qiell kupën me vesh të mëdhenj. Në natën e Madridit i ftohti i Veronas është vetëm një kujtim i largët.

Cristian Chivu ka lindur në Resita me 1980. Pasi ka luajtur në Rumani me fanellat e Resita të Universitatea Craiova, në 1999 blihet nga Ajaxi. Në Itali ka arritur në 2003 dhe ka luajtur 4 vite te Roma para se të transferohet te Interi në 2007. Në shtatë vite zikaltër ka luajtur 169 ndeshje, duke fituar tre Skudeto, dy Kupa të Italisë, dy Superkupa Italiane, një Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube. Ka luajtur 75 ndeshje me Kombëtaren Rumune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.