Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,709 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter, jemi ne detajet. Mbi Morattin president dhe detajet e tjera…”

Thohir: “Inter, jemi ne detajet. Mbi Morattin president dhe detajet e tjera…”
Xhorxh Gellci

Flet edhe Erick Thohir: manjati indonezian qe eshte i gatshem me partneret e tij te marrin kuoten e mazhorances te Interit, shpjegon gjate nje konference shtypi te nje turneu basketbolli, qe studiot legale po punojne akoma: “Avokatet tane po diskutojne detajet e transaksionit. Besoj ne ditet e arhdshme do te vijne rezultatet e deshiruara. Perqindjet? Deri sa nuk kane ardhur firmat, nuk eshte e drejte te flasim. Tratativa po shkon mire, avokatet po diskutojne cdo pike. Por per marreveshjen, nese me pyesni se si eshte, them se eshte shume e mire.

Thohir ka derguar edhe nje mesazh per tifozet zikalter: “Ka gjithmone nga ata qe jane pro dhe kunder, por ne vijme me qellimet me te mira. Nese besimi tek Moratti nga ana e tifozeve eshte i larte, ne sjellim vlera dhe objektiva te tjere si zhvillimi tregetar dhe i markes.”

Po Massimo Moratti do te qendroje akoma president i Interit? “Nuk e di akoma. Te shohim, kur gjithcka te jete e perfunduar, do te diskutojme. Sigurisht nuk jam une qe vendos fatin e tij. Mendoj se ajo qe ka bere Moratti tek Inter gjate viteve eshte me te vertet nje gje e madhe. Eshte nje njeri qe di te kuptoje lojtaret dhe trajneret. Diskutimi do te behet ne qender te Keshillit te Administrimit.

Mbi mundesine per te blere te gjithe paketen e aksioneve, Thohir ka theksuar: “Une besoj ne nje partner komercial, sukseset nuk mund te vijne nga nje njeri i vetem. Liderat jane njerez, dhe kane nevoje per njerez te tjere. Sidomos nese investimi behet jashte vendit tend: besoj se kam nevoje per nje partner. Si shume kompani indoneziane qe kane nevoje per nje partner. Dhe nuk do kem probleme te pershtatem me kulturen italiane.” Nje tjeter qartesim: “I marr aksionet ne emrin personal apo te nje organizate? Do te kete nje organizate ne emer te se ciles do jene aksionet.

Persa i perket mundesise per lojtare indoneziane tek Inter, Thohir frenon dukshem: “Ne Indonezi ka shume talente. Por ajo qe mungon eshte disiplina dhe shpirti i luftetarit. Ne kete duhet te permiresohen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags