Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Nese qendroj president? Do mendohem. Balotelli, me vjen keq sepse…”

Moratti: “Nese qendroj president? Do mendohem. Balotelli, me vjen keq sepse…”
Xhorxh Gellci

Pasi ka refuzuar oferten per t’u pergjigjur pyetjeve te gazetareve te henen e shkuar, Massimo Moratti ka pranuar sot te flase, pas perfundimit te Keshillit te Administrimit te Saras, te mbajtur pak minuta me pare. Ja fjalet e tij, te mbledhura nga gazetaret:

Fiorentina dhe Roma do te vendosin nese Interi eshte per scudetto?
“Jo, eshte akoma shpejt, ka shume ndeshje… Jemi te kenaqur qe kemi filluar mire, ka nje klime shume te mire, trajneri ka konfirmuar kualitetin e tij, disa lojtare i kane konfirmuar dhe te tjere kuptohen qe mund te ndihmojne projektin. Jemi te kenaqur dhe shpresojme te rritemi gjithmone.”

Por ka qene nje nisje pozitive ne krahasim me parashikimet? Edhe relativisht me rigjenerimin e disa lojtareve…
“Sigurisht, rezultatet flasin per kete. Por edhe talenti personal i disave ka dale ne pah, tani jane me te besueshem, punojne shume mire, dhe po marrin pergjegjesite e tyre ne lojen qe kerkon trajneri, prandaj ju lumte te gjitheve.”

Cfare mund te thuash per Mario Balotellin?
“Nuk dua te hyj  ne jete ceshtje. Me vjen keq qe ka patur ate reagim. Kur ishte i ri ka treguar numra te pabesueshem duke treguar qe ka klas, gjynah qe ka shkuar gjithcka keshtu, por nuk dua te jap gjykime.”

Te gjithe kane nenvizuar punen e mire te Walter Mazzarrit, por edhe vitin e shkuar, ju kishit njohur punen e Andrea Stramaccionit, duke e krahasuar me Mourinhon. Pse tani flitet kaq mire per Mazzarrin? Vitin e shkuar, nuk punohej kaq mire?
“Kushdo punon ne maksimumin e mundesive te tij, pastaj nese rezultatet jane te mira, gjithkush eshte i suksesshem.”

Na rezulton nje presion i Thohir qe ju te qendroni president. E perjashton akoma?
“Ka kohe per t’u menduar, megjithate kjo konfirmon sjelljen absolutisht miqesore te Thohir dhe faktin qe jemi dy grupe qe mbeshtetim nje shoqeri, kjo eshte gjeja kryesore; nuk jemi nje grup qe largohet dhe nje qe vjen. Kjo gje me pelqen mua dhe atij. Vendimi? Do te shohim…”

Po indonezianet jane entuziaste per rezultatet e Interit?
“Po, jane te kenaqur. Jemi pragmatike dhe shohim cfare do te ndodhe.”

Mbledhja e rradhes e Keshillit te Administrimit do te jete e ndryshme, mbledhja e pare e nje epoke te re, apo ka kohe per kete?
“Do te jete nje Keshill Administrimi qe do te qartesoje gjerat mbi ceshtjen e shoqerise, pastaj ajo qe do te ndodhe, do te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.