SKY – Nuk eshte Lavezzi tipi i lojtarit te kerkuar nga Mazzari. Kerkesa e vertete…”
Nuk eshte Pocho Lavezzi prototipi i lojtarit te ndjekur nga Interi, por behet fjale per nje lojtar me karakteristika te ndryshme. Kete lajm jep direkt Mario Giunta, analisti i SKY:
“Nuk duhet folur per endrra, por per emra konkrete qe mund t’i interesojne me te vertet Interit. Sipas kesaj, pyetje qe duhet bere eshte: cfare tip lojtari ka kerkuar Mazzarri? Dhe tekniku zikalter nuk deshron nje sulmues te dyte, rol te cilin mendon se e ka te mbuluar me kthimin disi me mbrapa te Palacio, pra ne pozicionin e tij natyral. Per kete arsye, tekniku ka kerkuar shprehimisht nje sulmues te pare, sidomos sepse Milito dhe Icardi nuk po ofrojne garanci fizike dhe Belfodil ka karakteristika te tjera. Per kete arsye, pistat Dzeko dhe Osvaldo mund te behen te nxehta. Per momentin nuk ka tratativa por Interi po i monitoron seriozisht dhe ndoshta nje tratative e vertete lind me hapjen e merkatos. Por, Lavezzi eshte shume shume larg, pikerisht per shkak te karakteristikave te tij.” – permbyll Mario Giunta.