Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Na shkon gjithcka keq, do kaloje. Kovacic dhe arbitri, them…”

Mazzarri: “Na shkon gjithcka keq, do kaloje. Kovacic dhe arbitri, them…”
Xhorxh Gellci

Ne mikrofonat e Sky Sport, tekniku zikalter, Walter Mazzarri eshte dukur natyrisht i merzitur per rezultatet dhe per ndonje vendim te arbitrave dukshem te gabuar: “Cfare ka munguar? Goli. Nuk mund t’i them asgje skuadres kunder nje Chievoje, qe sic e dime, eshte e drejtuar mire dhe e pregatitur nga ana fizike. Kemi patur rast te paster me Palacio, dhe nese do te gjenim 2-1 ne pjesen e pare do te flisnim per nje ndeshje tjeter, do te kishte me shume hapesira dhe ndoshta do te shihnim nje futboll me te mire. Per te pare nje ndeshje te bukur duhet te luajne te dyja skuadrat dhe Chievo me te drejte ka ardhur ketu per t’u mbrojtur, edhe duke bere nje ndeshje te mire. Inter i parashikueshe? Nese e keni pare ndeshjen, kam ndryshuar modul. Eshte luajtur ndryshe, ishte nje 3-4-3 dhe edhe me ndeshjen ne zhvillim eshte ndryshuar shume. Nuk besoj se eshte ai, rastet i kemi patur dhe ka munguar vetem pasimi i fundit si pershembull me Kovacic. Duhet edhe eksperience, kemi lene shume pak hapesira, por per cdo gjuajtje pesojme gol. Kemi pesuar gol ne te vetmin rast te Chievos, tani duhet vetem te punojme shume dhe te shpresojme per pak fat. Eshte nje moment qe shkon keshtu, duhet ta pranojme.”

Mbi Thohir: “Une duhet te komplimentoj presidentin e ri, sepse nuk eshte e thjeshte t’i thuash gjerat sic jane, e bejne shume pak. Une shpresoj qe tifozet te kuptojne momentin dhe te kene durim, e kisha thene dhe une dhe ishin gjera qe i dija. Jemi te bashkuar, por i bejme gjerat mire dhe po ndertojme nje ide taktike te rendesishme.

Mbi episodet e arbitrave: “Kur them nje gje, e bej. Deri sa te mbaroje kampionati nuk do te flas me per arbitrat, ne fund te sezonit do te nxjerrim perfundimet. Te penalizuar nga fusha? Eshte e vertete, na ka penalizuar sepse duhet te benim lojen, ndersa kundershtaret duhej te mbroheshin. Ne kemi gjithmone mentalitetin te provojme gjithmone te fitojme dhe kjo mund te paguhet ne disa raste. Edhe Juan Jesus, qe sipas meje do te behet nje kampion, disa raste gabon ndonje gje sepse tregohet “i bute”. Eshte nje moment qe na shkon gjithcka keq, i kam kaluar edhe tek Napoli, por nese ka ide loje dhe punohet mire, ne fund rezultatet arrijne. Nese eshte fat, do i fitojme piket qe kemi humbur, ne te kundert do bejme perseri maksimumin.

Mbi merkaton, sidomos sulmin: “Presidenti ka qene i qarte, per te blere duhet te shesim. Trajneri duhet te beje maksimumin me skuadren ne dispozicion. Une punoj shume me Kovacic dhe Alvarez, duhet te permiresohen te dy dhe te futen ne zone. Eshte nje ceshtje mendjeje dhe jo kualiteti, duhet te rritemi edhe ne kete pike. Edhe Botta ka hyre mire, kemi patur raste ne fund por sot shkon keshtu. Episodet i keni pare te gjithe.

Mbi Allegrin: “Ka qene nje polemike e ndertuar nga gazetaret. Paguan gjithmone trajneri, ai ishte ne fund te kontrates. Solidarizohem me ate, sepse ne futboll harrohen ato qe ke bere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.