Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rinovimi i Mazzarrit: Ausilio trajton, Thohir pret, Fassone nxit. Ndersa Moratti…

Rinovimi i Mazzarrit: Ausilio trajton, Thohir pret, Fassone nxit. Ndersa Moratti…
Xhorxh Gellci

Kthehet ne aktualitet tema e rinovimit te Walter Mazzarrit, ose me sakte mungeses te rinovimit te Mazzarrit. Tekniku i San Vincenzo, eshte akoma i lidhur me Interit nga nje kontrate qe skadon vitin e ardhshem dhe ne ditet e ardhshme, pritet qe Piero Ausilio te flase me agjentin e tij per te gjetur marreveshjen per rinovimin 1 vjecar.

Por Erick Thohir nuk eshte dakord me idene per te bere rinovimin sa me shpejt. Sipas Gazzetta dello Sport, mund te prese fundin e vitit diellor, pra fundin e fazes te grupeve ne Europa League, per t’u ulur ne nje tavoline me Mazzarrin.  Thohir ka thene gjithmone qe duhet t’i jepet nje tjeter vit besim teknikut aktual, sidomos pas sezonit te fundit te turbulluar, edhe per shkak te ndryshimeve ne shoqeri. Por duhet pranuar, se besimi i Thohir nuk eshte shume evident deri ne kete pike.

Ne anen tjeter, drejtori gjeneral Marco Fassone po nxit qe rinovimi te vije se shpejti, dhe po mundohet te binde Erick Thohir qe nje sezon me teknikun ne skadence kontrate nuk eshte zgjidhja me e mire, pasi duhet qe shoqeria te tregoje besimin e saj tek projekti.

Nuk duhet te harrojme edhe fjalet e presidentit te nderit Moratti disa kohe me pare: “Per tu kthyer tek fitorja duhen lojtare te forte, por edhe nje trajner qe ti beje te luajne mire.” Fjale shume te cuditshme, te cilat duken sikur jane kunder Mazzarrit. Edhe sipas Gazzetta dello Sport, Massimo Moratti jep ndjesine qe eshte ne ane, por mendimi i tij vlen se tepermi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.