Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

946 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Cicchetti ne FcIN: “Morata tek Interi mund te behet, kerkon qe te largohet nga Madridi. Guarin tek Atletico Madrid? Situata”

Agj. Cicchetti ne FcIN: “Morata tek Interi mund te behet, kerkon qe te largohet nga Madridi. Guarin tek Atletico Madrid? Situata”
Ardis
  • On 16/01/2014, 16:34

Interi eshte ne ndjekje te Alvaro Morata. Zerat sa vijne e shtohen dhe vijne konfirmimet e para. Sot ne te gjitha mediat flisnin per kete, edhe ne Spanje. Per ta sqaruar me shume se cfare po ndodh Gianfranco Cicchetti, ekspert i futbollit spanjoll dhe amerikano latin, ka dhene nje interviste.

Cicchetti, cfare ka te vertete ne zerat se Interi eshte ne ndjekje te Morata-s?
“Kam degjuar nga miqte e mi ne Spanje se lojtari mund te largohet ne Janar ose ne Qershor. Eshte me e lehte ne qershor, por ekziston edhe mundesia e largimit 6 muaj me heret duke pare qe edhe kontrata skadon me 2015 dhe ky fakt i hap rruge mundesive te ndryshme. djaloshi nuk eshte i lumtur qe eshte zgjedhja e katert e sulmit te Ancelottit.

Cmimi?
“Mund te merret rreth 12-13 milione €. Tratativat jane ngadalesuar per shkak te vullnetit te Real Madrid per te futur ne klauzole te drejten e riblerjes: nje opsion, qe tregon qartesisht, se nje skuader e madhe veshtire te te jape. Gjithsesi po punohet dhe ekziston mundesia ta shikojme ne Itali. Mendoj tek Interi, Juve dhe Napoli”.

Qendrojme tek Interi. Kush jane skenaret e mundshem?
“Jane dy, ceshtjet per tu anlizuar: mungesa e rekuperimit te plote te Militos ose ndonje shitje e rendesishme e futbollisteve si Guarin, Ranocchia, Mudingayi, Pereira. Shkurt, per Moratan drejt zikalterve duhet te verifikohen disa kushte te favorshme”.

E konfirmoni se djaloshit do ti pelqente te vinte ne Itali?
“Absolutisht po, Morata ka Serie A si zgjedhje te pare sebashku me Premier League. Edhe ne Angli, ne fakt, jane klubi te medha qe e ndjekin”.

Ceshtja Guarin. Mbas tratatives se kaluar me Chelsean, eshte folur per Atletico Madrid.
“Ne kete moment mund edhe te qendroje, por Atletico sapo ka marre Jose Sosa nga Metalist-i, qe eshte nje lojtar pothuajse i njejte me Guarin. Nderkohe, shikoj veshtiresi inkuadrimi per kolumbianin ne modulin e Simeones. Guarin drejt ‘Colchoneros’ mbetet nje hipoteze e veshtire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.