Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dilema e Inter-it: Kovacic ne rrezik shitje

Dilema e Inter-it: Kovacic ne rrezik shitje
Redi Asabella

Mateo Kovacic rrezikon te kthehet ne nje rast. Megjithese midis tij dhe Interit ka besim dhe fjale te bukura, shpeshhere ato nuk mjaftojne. Dhe pozicioni i kroatit, ne lidhje me Inter-n eshte gjithcka pervecse e mire. Walter Mazzarri, pjeserisht, ka shpjeguar si e sheh mesfushorin, i dukur ndoshta shume i papjekur ne ato pak raste kur i eshte dhene rasti te luaje. Per kete arsye, rendimenti i tij, por mbi te gjitha minutazhi, ka filluar te zbrese, nga janari e tutje, edhe pse e kishte nisur si titullar ndeshjen me Udinese dhe Chievo. Ardhja e Hernanes, qendrimi i Guarin, dhe shume zgjedhjet ne mesfushe (jo gjithmone te goditura, duhet thene) rrezikojne ta penalizojne shume, sepse dikush ka menduar qe ta shese jashte Italise, mbi te gjitha ne qofte se do te vinte nje oferte e rendesishme. Kovacic nuk do te rrezikoje nje minusvalence ne merkaton e ardhshme, Borusia Dortmund ka bere nje sondazh dhe ka treguar interes per djaloshin qe vlen me teper se 15 milion euro, shifer e cila nuk eshte e paperballueshme nga verdhezinjte, por Interi nuk eshte akoma i gatshem te privohet nga nje lojtar qe nga nje moment ne tjetrin mund te shpertheje.
Duhet thene, ama qe historia personale e Mazzarri-t, mbi te gjitha per sa i perket te rinjve, eshte shume e veshtire per tu deshifruar. Edhe tek Napoli ka pasur probleme me investimet me te medha, mjafton te mendosh per Edu Vargas – qe nuk jane futur menjehere ne filozofine e tij. Interi, nje skuader qe kerkon rezultate te menjehershme, e ka te veshtire te prese Kovacic. Ai eshte akoma nje adoleshent, por qe nuk arrin te mbaje te gjithe peshen e nje skuadre qe po kerkon te rigjeje veten pas disa viteve me rezultate jo te kenaqeshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.