Agjenti i Erkin: “Nuk rinovon, do te largohet nga Fenerbahce. Inter? Po filloj te mendoj qe…”
Agjenti i Erkin, Batur Altiparmak, ka folur per situaten ne Sussidiario.net:
Cfare te rejash kemi per rinovimin?
“Asnje te re, futbollisti nuk do te rinovoje kontraten me klubin turk. tani po shohim perreth”.
Ka ndonje gje te vertete per interesimin e Inter?
“Prej kohesh vazhdoj te lexoj per kalimin e mundshem te lojtarit tek Inter, po filloj te mendoj qe eshte vetem nje lajm i gazetave italiane”.
Si keshtu?
“Inter nuk ka folur kurre me mua dhe me Erkin, nuk jam kontaktuar kurre nga klubi milanez per blerjen e lojtarit”.
Nuk do ta shohim ne Itali?
“Nuk e thash kete, merkato eshte e paparashikueshme, por nuk kam pasur kontakte me Interin”.
Konfirmoni interesimin e klubeve angleze?
“Mund te them vetem qe kemi te bejme me nje futbollist te rendesishem qe do te lirohet me parametra zero. Eshte normale qe ti pelqeje klubeve te ndryshme europiane”.