Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

758 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Guarin: “Asnjehere probleme me Walter Mazzarrin dhe nuk deshironte Juventusin! Shkembimi me Vucinic? Nje ide e Branca. Dhe tani…”

Agjenti i Guarin: “Asnjehere probleme me Walter Mazzarrin dhe nuk deshironte Juventusin! Shkembimi me Vucinic? Nje ide e Branca. Dhe tani…”
Ardi Deda

Fredy Guarin eshte futur ne fushe me Sassuolo dhe duket sikur ka filluar nje jete tjeter si zikalter. Pak sic beri janarin e kaluar. Sot kolumbiani do te jete titullar kunder Dnipro per ngritjen perfundimtare dhe agjenti i tij, Marcelo Ferreyra, ka folur ekskluzivisht per mikrofonat e Voci di Sport, duke drejtuar gishtin kunder dikujt vecanerisht.

Zoti Ferreyra, shume zhurme per asgje. Ne fund Guarin ka qendruar ne Milano.

“Po, por ne te vertete nuk ka pasur kurre probleme. Fredy ka qene gjithmone i lumtur te veshe fanellen zikalter. Dhe eshte i lumtur edhe tani”.

Pra, gjithcka eshte zgjidhur me Mazzarrin?

“Jo, Guaro nuk ka patur kurre probleme me teknikun e Interit. Behet fjale per zera te pabaza”.

Keshtu, kalimi i tij tek Juventus ne janar nuk varej nga problemet me trajnerin?

“Jo, Mazzarri nuk ka te beje. Ishte e gjitha nje ide e Interit. Perkundrazi, po e korrigjoj veten: ishte ide e nje personi qe tani nuk ben pjese ne dirigjencen zikalter”.

Nese na thoni mekatin, duhet te na thoni edhe emrin e mekatarit…

“Epo mire. Po flas per Marco Branca, ish drejtuesi i fushes teknike te klubit milanez. As une, edhe as Fredy nuk kemi qene kurre ne Torino per te folur me shoqerine bardhezi. Gjithcka eshte deshiruar nga Inter qe kishte deshiren te conte ne fund shkembimin me nje lojtar tjeter”.

Ne kete pike, atehere, pakenaqesia e tifozeve ndaj jush eshte e pamotivuar.

“Po, mbeshtetesit duhet te dine te verteten. Per Fredy ka qene nje traume i gjithe ky zemerin ndaj tij. Ajo qe ka rendesi eshte se ky moment ka kaluar. Tani duhet te shohim perpara per te miren e futbollistit dhe te Interit”.

Por, ne modulin 3-5-2 te Mazzarrit, vendet ne mesfushe duket se jane ne dore te Medel, Hernanes dhe Kovacic.

“Sezoni eshte i gjate. Nga ketu deri ne fund te sezonit Fredy do te gjej hapesiren e tij ne formacionin e teknikut toskan. Mazzarri ka nevoje per te gjithe dhe, vetem me unitetin e qellimit, zikaltrit do tia dalin te shkojne larg”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.