Fiorentina-Inter: Dopio mesfushor qendre kunder teknikes Viola. Eshte Kovacic me…
Kushtet jo optimale te Hernanes te bejne te mendosh per nje perjashtim te tij (te pakten jo nga fillimi) ne ndeshjen e kampionatit sot qe do shohe Interin kunder Fiorentines se Vincenzo Montelles.
Walter Mazzarri duket se ka ne mendje te hedhe nga minuta e pare si M’Vila si Medel. Do te jete keshtu nje Inter me dopio median, plot me zemer dhe me grinte, sistem loje i perdorur edhe ndaj Torinos por u pa edhe ndaj Qarabag ne fraksionin e dyte te lojes.
Ne Porte do te jete Samir Handanovic ndersa ne mbrojtje do te jene titullaret: Ranocchia, Vidic dhe Juan Jesus te cilet do te mundohen te ngrene murin perpara portierit te tyre. Linja e mesfushes do te perbehet nga kater dhe jo nga pese, me D’Ambrossion(bomberin e Kupes) i cili do te luaje ne krahun e djathte dhe Dodo ne krahun e majte. Medel dhe M’Vila do te kete qendren e mesfushes nderkohe Kovacic do te jete i lire te beje me topin gjithcka qe deshiron nga mesi i fushes e lart, duke pare qe dy sulmuesit – Osvaldo dhe Icardi – do ti japin mundesine qe te levizi me top ne zonen e kundershtarit.
Formacioni i mundshem pra eshte ky:
3-4-1-2:
Handanovic
Ranocchia Vidic Juan
D’Ambrosio Medel M’Vila Dodo
Kovacic
Osvaldo Palacio