803 views

Sky – JoJo dhe Icardi rikthehen neser ne stervitje. Qe te dy ne Firenze…
Massimiliano Nebuloni ne nje lidhje direkte me Sky Sport 24 nga Milano ka zbuluar disa detaje per lojtaret e demtuar ne shtepine Inter ne prag te ndeshjes ndaj Fiorentines qe do te luhet te dielen ne oren 20:45.
Ne vecanti, gazetari ka folur per gjendjen e Icardit dhe Jovetic: “Gripi i ka bere nje shaka te hidhur Icardit i cili eshte detyruar qe te mungoje ne stervitjen e pasdites per shkak te semundjes. Ndersa Jovetic eshte me mire dhe do te rikthehet neser ne grup me shoket e skuadres. Firenze eshte nje stacion qe asnjeri nga lojtaret nuk deshiron qe ta humbase.”