Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Icardi nga minuta e pare. Strama trajner i mire, mund te permiresohet. E ardhmja? Ka nje kontrate, nuk varet vetem nga une. ET-M’Vila…”

Mancini: “Icardi nga minuta e pare. Strama trajner i mire, mund te permiresohet. E ardhmja? Ka nje kontrate, nuk varet vetem nga une. ET-M’Vila…”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini luan neser ne mbremje ndeshjen e pare te tij te Serie A ne San Siro si vendas kete sezon me Interin. Pas 3 ndeshjeve, 2 si mysafir kunder Milanit dhe Romes me nje barazim dhe nje humbje, dhe nje fitore kunder Dnipros ne EL eshte radha per Udinesen e Stramaccionit. Nga Appiano Gentile, keto jane fjalet e teknikut zikalter ne konferencen e tij per shtyp:

Mister, cfare ndeshje do te jete Inter-Udinese?
“Do te jete nje ndeshje e bukur, sigurisht. Duhet te nisemi nga gjerat pozitive qe jane bere ne Rome, duke evituar gabimet qe kemi bere dhe qe na kane sjellur humbjen. Nisemi nga loja qe nuk ka qene e keqe pas dy javesh pune.”

Shume lojtar kane luajtur ne role te ndryshme. Eshte ky nje sinjal per merkaton?
“Mungon dicka ne pozicione te caktuara, por duhet te sigurojme mbulimin e mbrojtjes. Si mesfushor krahu jane alternuar, por kane bere shume mire. Jane te dobishem, te gjithe duhet te dine te luajne ne pozicione te ndryshme. Ka te bej shume sa i perket qendrimit, eshte e qarte se nje lojtar si Guarin nuk eshte nje lojtar krahu i paster, por mund te luaj ne ate rol.”

Eshte e vertete se ne vendet e jashtme vrapohet me pak se ne Itali?
“Ne baze eshte kjo: ne Premier League loja nuk ka te ndalur kurre, fishkellohet me pak, kurse ne Gjermani fishkellohet ne te njejten menyre. Loja eshte me e shpejte, nuk besoj qe ne Itali vrapohet me pak.”

Icardi duket, ne hierarkine e tij, pak me prapa se Osvaldo. Cfare duhet te bej Maurito qe te rekuperoj terren?
“Icardi ka luajtur ne ndeshjen e pare dhe te dyten, kurse ne te treten kam preferuar Osvaldon qe ishte me i fresket. Kam besim tek Icardi dhe Osvaldo, Mauro duhet te permiresohet, do ta bej.”

Cili eshtre problemi i mbrojtjes me kater?
“Gjerat permiresohen vetem me pune, kemi punuar pak ne mbrojtje, por pavaresisht gaimeve ne Rome jemi ne rrugen e duhur. Por, duhet kohe. Gjerat do te permiresohen.”

Pse keni zgjedhur Sylvinhon si zv. trajner?
“E kam pasur lojtar tek Manchester City, nje lojtar i shkelqyeshem qe ka fituar gjithcka. Do te jete nje teknik qe mund t’i ndihmoj shume lojtaret. Mund te vrapoj me shume se une, eshte me i ri dhe flet me shume gjuhe.”

Mungon nje lider ne mesfushe dhe mbrojtje?
“Mund te them qe jam duke i impenjuar lojtaret ne maksimum. Nuk kishte ndodhur kurre ne skuadrat tjera, lojtaret permiresohen shume.”

Cili eshte motivi i reagimit te tille te M’Vila javen e kaluar? Keni reaguar ndonjehere si Mihajlovic me Okaka?
“Nuk e di cfare ka ndodhur mes Okaka dhe Sinisa. M’Vila nuk do te perserise me gjera te tilla, ka qene hera e fundit. Merkato? Te shohim ne ndeshjet e ardhshme, tani mendojme per te luajtur.”

Tre ndeshjet e ardhshme do te jene ato qe do t’i japin nje sens sezonit te Inter?
“Do te jene te rendesishme, nese marrim pike de shkurtojme diferencen me vendin e trete do te jete nje perspektive e mire.”

Do te jeni teknik i Inter edhe sezonin e ardhshem?
“Nuk varet vetem nga une, objektivi im eshte te kthehem per te fituar shpejt. Kam nje kontrate prej dy vjet e gjysme”

Neser llogaritet vetem fitorja apo vazhdimi me mentalitetin e ri?
“Fitorja llogaritet gjithmone, nese nuk do te kishim bere gabimet idiote ne Rome nuk do te kishim humbur. Skuadra po fiton vetbesim, per mua eshte shume e rendesishme.”

Mes gabimeve ne Rome eshte edhe ai disavantazhit pas golit te barazimit?
“Kemi bere tjeter loje, duke kerkuar te fitojme pasi kemi barazuar 2-2. Ne nivelin e lojes nuk ka qene ndonje diference e madhe.”

Cfare gjykimi keni per trajnerin e Udinese? Mund te behet njeri nga me te miret ne Itali?
“Nuk e kam ndjekur shume, por duke ardhur pas shume sukseseve nuk eshte e lehte. Kur jeni i ri mund te beni gabime, por me eksperience mund te permiresohet shume. Eshte trajner shume i mire.”

Ju gezojne fjalet e Erick Thohir?
“Kam folur me te dy here, nese nuk do te kishte besim ne mua nuk do me kerkonte. Fjalet e tij jane te duhura, duhet te sjellim rezultate, kjo llogaritet tani.”

Deshironi te beni nje apel per tifozet e Inter?
“Jane sjellur mire me mua, varet nga ne dhe skuadra. Nese publiku sheh qe ne luftojme per cdo top atehere do te kthehen te bejne tifo sic kane bere gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.