Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

221 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Itali te gjithe ne nje mendje: Lucas Leiva deshiron vetem Interin!

Ne Itali te gjithe ne nje mendje: Lucas Leiva deshiron vetem Interin!
Inter Club Staff

PEDULLA – LUCAS LEIVA KA ZGJEDHUR INTERIN: DO TE JETE ZIKALTER. 

“Tashme luan, titullar i palevizshem. Por eshte e qarte, Lucas Leiva nuk eshte i kenaqur nga situata e tij aktuale, mbase sepse e di qe cikli i tij tek Liverpool eshte drejt fundit. Nderkohe, mbas pergjigjes pozitive te disa jave me pare, mesfushori ka derguar te tjera mesazhe ne drejtim te Interit, duke vene ne dukje disponibilitetin absolut per te ardhur ne Itali.

GAZZETTA DELLO SPORT – LUCAS LEIVA ESHTE I CMENDUR PER INTERIN: KA FOLUR ME MANCININ. 

Dite e rendesishme ajo e djeshmja ne shtepine Interit persa i perket merkatos. Mbas fjaleve te presidentit te Atletico Madrid Cerezo, duket perfundimisht e mbyllur rruga qe te sjelle Mario Suarez ne Milano, dhe tashme ne pole position eshte Lucas Leiva i Liverpool. Pretendimi i Reds-ave eshte 10 milione € plus bonuset, por Mancini ka folur serisht me mesfushorin, qe prej nje muaji eshte sa ne nje krah sa ne krahun tjeter, i ka gjetur nje vend ne skuader. Mbi te eshte akoma edhe Napoli por, duket qe ai prej kohesh terhiqet nga ngjyrat zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.